Connect with us

Ferizaj

”Chamo Creative” sjell punime dekorative 3D

Published

on

Gjërat e bukura me dizajne apo me detaje të ndryshme dekorative të cilat i shohim nëpër shtëpi, lokale,e biznese të ndryshme nuk ka se si të mos na bien në sy. Por, si krijohen këto dizajne të veçanta prej druri tregon dizajneri Qamil Sopa nga Ferizaj, i cili që një vit ka nisur të merret me punime të ndryshme dekorative 3D. Ai thotë se kjo punë nuk është edhe e lehtë për ta bërë pasi nevojitet shumë përqëndrim dhe kohë, por thekson se pasioni për këtë punë e mund lodhjen.


“Në fillim kemi punuar me dekore nëpër festa të ndryshme, më së shumti ditëlindje dhe duke e pasur parasysh që na kërkojnë diçka më ndryshe dhe na nevojiteshin sa më shumë detaje e pamë të arsyeshme me punu edhe me detaje dhe me u dhënë fokus më të madh. Tash bëhen 1 vit që jam duke punuar këso detaje me pajisje laserike dhe me dizajn. Me dru është më e kërkuar dhe del më bukur. Në fillim e krijoj dizajnin si duhet të duket, i krijoj vijat, lidhëset dhe mandej e paraqesim edhe në pajisje. Është kënaqësi kjo punë, por pa e pasur pasion nuk mund ta bësh, në kohën e fundit është trend kjo, po kërkohet shumë pasi këto detaje vendosen kudo, nëpër shtëpi, zyre,lokale të ndryshme”, tha Sopa.


Sopa, tregon se detajet që i krijon mundohet t’i bëj unike dhe të cilat nuk mund të gjenden lehtë në Kosovë.


“Më së shumti që më ka marrë kohë është punimi ”Xhamia” meqë tani jemi edhe në muajin Ramazan dhe e kam dizajnuar, ka pasur shumë copëza afër 300 që pak me gabu prishet çdo gjë, prandaj më është dashur shumë kohë, por puna që të merr më shumë kohë është tek lidhëset, njëjtë është edhe kulla Eiffel që e kam punuar, më është dashur shumë kohë por ka dalur unike dhe është problem të gjendet në Kosovë, pasi është problem të punohen, mund të bëhen por të thjeshta jo si kjo që e kam punuar unë”,tha Sopa.


E derisa po gjendemi në kohë pandemie, Sopa nuk ka lënë pa krijuar elemente që iu përshtaten kësaj situate.


“Tek unë karantina ka ndikuar për të mirë, pasi e gjithë popullata ka qenë e fokusuar në rrjete sociale dhe e kam shfrytëzuar këtë kohë dhe kam bërë shumë punime të cilat i kam publikuar. Pak më të veçantë e kam bërë këtë maskë prej druri ku ma kanë propozuar nga Amerika që e kanë parë në postimin tim që me konkurru ndër maskat që janë zgjedhur më unike në botë”,tha Sopa.


Përveç dizajneve 3D nga druri tek “Chamo Creative” krijohen edhe aksesorë dhe detaje të tjera dekorative nga pasqyra, ndërsa në të ardhmen pronari i këtij biznesi tha se është duke planifikuar që të krijojë edhe varëse, vathë e aksesorë të ndryshëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending