Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Published

on

12 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Infermierisë. E, pikërisht këta muaj angazhimi i tyre është ekspozuar edhe më shumë. Për shkak të pandemisë globale koronavirus, shumë njerëz janë mbyllur nëpër shtëpi duke ndalur edhe punën, por një gjë të tillë nuk patën mundësi ta bëjnë mantelbardhët.
Për t’i duartrokitur dhe falënderuar për punën e tyre paraditën e sotme në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj ishte organizuar një aktivitet simbolik.


Këtu i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili tha se heroizmi i mantelbardhëve është dëshmuar në secilën rrethanë.


“Sot jemi në pamundësi t’i shtrëngoj duart e secilit prej jush për t’iu falëndeuar për të gjithë punën dhe angazhimin që keni bërë. Pranojeni një dorështrëngim të secilit ferizajas që sot është e pamundur t’u shprehet falënderimi juve. Hero në luftë dhe hero në paqe dhe kush më mirë e bën këtë sesa detyra, përgjegjësia dhe angazhimi i një mantelbardhi. Pra, angazhimi i një mantelbardhi është angazhim mes jetës dhe vdekjes, ju jeni ata nga të cilët varet jeta e çdo qytetari”, tha Aliu.


Angazhimi i infermierëve u vlerësua edhe nga drejtues të institucioneve e udhëheqës të departamenteve të ndryshme shëndetësore.


“Dua të falënderoj gjithë punëtorët shëndetësor për punën e palodhshme të tuajën që keni qenë në çdo kohë të gatshëm për të kryer punën me përpikëri”, tha Nadire Ymeri, drejtoreshë e QKMF-së.


“Në këtë pandemi e tërë bota është mbyllur në shtëpi si arma e vetme efikase për ndalimin e përhapjes së infeksionit, por ne mantelbardhët nuk e kemi këtë mundësi, sepse neve kësaj radhe fati na e caktoi që të jemi ushtarë të vijës së parë të përballjes me këtë armik të ri dhe të panjohur. Kësaj radhe ora historike ra mbi ne, or ne nuk do të ndalemi dhe do të qëndrojmë stoik edhe më tutje, sepse kur të përfundoj kjo pandemi ne duhet të dalim ballëhapur para qytetarëve. Të tjerët po na vlerësojnë si heronj, por ne po i kryejmë obligimet që kemi marrë nga qytetarët tanë dhe po përmbushim një premtim që kemi dhënë”, tha Selim Bega, kryeinfermier.


Në këto ditë pandemie dikush është përkujdesur që infermierëve t’iu kushtoj edhe këngë. Është 12 vjeçari Erti Dervishi nga Ferizaj, i cili pikërisht sot e publikoi atë para mantelbardhëve.


“Nëna ime është frymëzimi im që unë kam fillu me këndu dhe jam i lumtur që i këndova këngë nënës sime. Ajo e ka zbuluar talentin time, por edhe më parë nuk u është kushtuar infermierëve këngë. Derisa në këtë situatë nëna ka punuar në fillim ka qenë frika, por tani edhe nëse e kemi virusin besoj se e tejkalojmë pa problem. Secili fëmijë që e ka prindin mantelbardhë do të ndjehet më krenarë tani”, tha Derivishi.


Dita Ndërkombëtare e Infermierëve përkon me 200-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizajasit mund të ballafaqohen me rrezikun nga vërshimet

Published

on

Nga reshjet e dendura të shiut që vazhduan nga mbrëmja e së hënës, banorët e Ferizajt e sidomos ata që banojnë pranë rrjedhës së lumit dhe kanaleve të ujitjes, mund të rrezikohen nga vërshimet.

Kjo pasi paralajmërimet e meteorologëve bëjnë të ditur për mundësinë e vazhdimit të reshjeve edhe në ditët vijuese.

Njoftim për rrezik të shtuar nga vërshimet dhe masat e kujdesit  ka bërë edhe komuna e Ferizajt në faqen zyrtare të saj.

“Në bazë të situatës së fundit meteorologjike dhe reshjeve të dendura që kanë përfshirë rajonin, njoftohen qytetarët se ekziston rrezik i shtuar për paraqitjen e vërshimeve në disa zona.

Kërkohet nga qytetarët që:

 • Të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe zonave ku ka grumbullim uji;

 • Të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë;

 • Të raportojnë çdo situatë të mundshme emergjente në numrat 192 dhe 193.

Ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuara në terren dhe po monitorojnë gjendjen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim të sigurimit të një reagimi të shpejtë dhe efektiv”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Ferizaj

Varrimi i ferizajasit që vdiq tragjikisht bëhet pasditen e sotme në fshatin Mirash

Published

on

Shpend Qalaj, që humbi jetën tragjikisht të premten, do të varroset pasditen e sotme në varrezat e fshatit Mirash të Ferizajt, njoftoi familja përmes një postimi në facebook.

I ndjeri humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën derisa po punonte në pullazin e shtëpisë në Mirash.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën ndërprerje e energjisë elektrike në Ferizaj – këto janë lokalitetet që mbesin pa rrymë

Published

on

KEDS ka njoftuar për ndërprerje të domosdoshme të energjisë elektrike që do të realizohen këtë të shtunë në disa zona të Ferizajt dhe fshatrave përreth, për shkak të punimeve për sigurinë e sistemit dhe bartjes së kabllove në kthinave të reja.

Shkyçjet do të ndodhin kryesisht nga ora 08:00 deri në 12:00, ndërsa disa zona do të preken nga ora 10:00 deri në 12:00.

Njoftimi i plotë nga KEDS:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:
LP 10kV J15 Kosova Transi 2 (kodi:40041037)  nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet:, Rr.Ahmet Kaçiku ( nje pjese),rr.Besim Fazliu, rr. Naim frashëri  rr. Marie Shllaku nga  nje pjese.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Bartja e kabllove dhe energjzimi i kthinave te reja.

2.
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10kV Drejtimi i Sillosit (kodi: 40041001) nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet: Ferizaji një pjesë, Talinovci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Bartja e kabllove dhe energjzimi i kthinave te reja.

3.
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10kV J12 Banka 1&2 (kodi: 40041039) nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet: MBTS Banka,TS Fatmir Rashani,TS Halil Haxhidema,TS TMK Ndertesa,TS Koncorzium Komuna (përball Spitalit).
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Bartja e kabllove dhe energjzimi i kthinave te reja.

4.
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10kV J11 Kazerma (kodi: 40041020) nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet: TS  Kazerma dhe TS Minexi.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Bartja e kabllove dhe energjzimi i kthinave te reja.

5.
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J07 Fitorja (kodi: 40041007) nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet: TS Fitorja, Fabrika e Bukes dhe Elsam Company
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Bartja e kabllove dhe energjzimi i kthinave te reja.

6.
Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10kV J06 Betoni (kodi: 40041002) nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet: Rr.”Prizrenit”, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova, Dremjak dhe bizniset private.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Bartja e kabllove dhe energjzimi i kthinave te reja.

7.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10kV Ujëvara (kodi: 40041011) nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet: Rr. Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi dhe Barakat.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Bartja e kabllove dhe energjzimi i kthinave te reja.

8.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10kV Bablaku-Bizneset dhe Banka 3 (kodi: 40041041) nga ora 08:00 deri 12:00
Vendet: Bablak, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë, Babush i Muhaxherëve, Babushi i Ri, Mirash, Cërnillë dhe Surqinë
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Bartja e kabllove dhe energjzimi i kthinave te reja.

 * * *

Punime nga pala e tretë

1.
Nga NS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10kV J05 Varoshi (kodi: 40042005) nga ora 10:00 deri në orën 12:00
Vendet: fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Çardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.
Arsyeja: Kryerja e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

2.
Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do te ndërprehet:
LP J02 Drejtimi i Fshatrave (kodi: 40000002) nga ora  09:00 deri në ora 13:00
Shkyqja realizohet ne stabilimentin Natyrali (J02 Dardani) (J03Bibaj)
Vendet: Rrugët: Dardania, Haki Braha (1 konsumator), Mirosalë, Mirosalë lagjja Bytyqi, Dedaj dhe te Shkolla, Rexhep Bislimi (1 konsumator), Fshatrat: Sojevë, Dardani dhe Zllatar.
Arsyeja: Vendosjen e shtyllave sipas pëlqimit elektro-energjetik.

3.

Nga NS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J02 Molika (kodi: 40044007) nga ora 08:30 deri në ora 15:30
Vendet: TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla dhe TS Hotel Molika.
Arsyeja: Eliminimi i problemeve teknike në transformator.

Continue Reading

Trending