Connect with us

Ferizaj

Thirrje parlamentit për ratifikimin e ndihmës financiare nga BE-ja

Published

on

Ambasadorët e vendeve dhe institucioneve të BE-së, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar dolën me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës i ftojnë institucionet e Kosovës, pasaçërisht Parlamentin e Kosovës që të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare për ndihmë në luftimin e COVID-19 dhe zbutjen e pasojave për ekonominë e vendit.

Deklarata e plotë:   

“ Deklaratë nga Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE në Kosovë, Udhëheqësit e Misioneve të BE-së, Ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Udhëheqësi për Kosovën i BERZH-it, dhe Menaxheri i Zyres së Bankës Botërore

Udhëheqësja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Udhëheqësit e Misioneve të BE-së, Ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Udhëheqësi për Kosovën i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Menaxheri i Vendit i Bankës Botërore janë përkrah popullit të Kosovës në këto kohë sfiduese, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën që ta tejkalojë këtë krizë. E vlerësojnë menaxhimin efektiv deri më tani të krizës së Covid-19 nga qeveria në detyrë dhe populli i Kosovës. Tani ka rëndësi madhore që rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit të respektohen nga të gjithë.

Për më tepër, besojmë se në këto kohë të pasigurisë së madhe, të gjithë aktorët duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë së bashku për të mirën e njerëzve. I mirëpresim të gjitha mundësitë për t’i diskutuar bashkërisht, në instancat e duhura institucionale, masat e nevojshme për kalimin e sfidës së Covid-19, përfshirë ratifikimin e marrëveshjeve financiare të negociuara me BE-në, shtetet e saj anëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare, si edhe masat kombëtare për të adresuar krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve që prioritet të kenë shëndetin e qytetarëve dhe të mirëpresin të gjitha mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal që kanë për qëllim shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e popullatës nga pandemia. Rrjedha e lirë rajonale e furnizimeve dhe personelit mjekësor është thelbësore për suksesin e kësaj përpjekje.”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending