Connect with us

Botë

Gjenerali Powell: Trump po na fyen nëpër botë

Published

on

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “State of the Union” të CNN-it, ish-sekretari i shtetit të SHBA-ve, gjenerali Colin Powell u shpreh se më 3 nëntor, ai do ta votojë kandidatin demokrat Joe Biden për President të ardhshëm të SHBA-ve.  Në këtë paraqitje televizive,  gjenerali Powell ndër të tjera theksoi se “ne kemi kushtetutë, të cilën duhet ta respektojmë, ndërsa presidenti ynë është duke u larguar nga ajo”. “Njerëzit po e kuptojnë se Trump është i rrezikshëm për vendin tonë”- u shpreh Powell.

   Në vazhdim po i publikojmë disa thekse nga intervista e tij:

      “Pajtohem me deklarimet e Gjeneralit Matis, shikoni si presidenti ynë po synon të na përçajë: “T’i harrojmë emigrantët, ta vendosim barrierën me Meksikë. Harrojeni këtë, ta bëjmë këtë”  

     Ai po na fyen nëpër botë.  Ai është bërë sulmues i aletaëve tanë, ai nuk po e merr parasysh se cila është politika jonë e jashtme,  dhe tani ajo po ndikohet nga veprimet e tij. Pajtohem me gjeneralin Allen dhe me të gjithë ish-kolegët e mi;   

Mos  harroni, janë bërë 25 vite që kur  kam dalur nga ushtria, dhe i shikoj të gjithë ata nga afër, sepse asokohe  ishin nën-oficerë kur unë e lashë shërbimin.  Mburrem me veprimet e tyre, mburrem se e kanë marrë përsipër rrezikun, që të flasin me sinqeritet, për tua thënë të vërtetën atyre që nuk po e flasin atë.”

       “Jemi në një pikë të kthesës. Partia Republikane dhe Presidenti e menduan se mund të jenë imun, dhe të flasin çfarëdo që ua pret mendja.  Aq më keq që kongresi vetëm po qëndron në vend, dhe në asnjë formë nuk i rezistoi veprimeve të Presidentit. Një fjalë që duhet ta përdor për punën e tij gjatë këtyre viteve, është fjalë që kur nuk do ta përdorja më herët, kurrë nuk do ta përdorja për 4 presidentët e kaluar për të cilët kam punuar. Ai po rren! Ai po për rren për gjëra të ndryshme. Dhe po i  shkrepë, sepse njërëzit nuk po i kërkojnë llogari.  

Presidenti George H. Bush dhe Gjenerali Colin Powell gjatë një pres konference në Kennebungport, Maine, 23 Gusht 1990

Gjenerali 83 vjeçar Colin Powell është republikan dhe ka qenë sekretar i shtetit në administratën e Presidentit George W. Bush nga viti 2001 deri më 2005, ndërsa  në perudhën  1989 -1993 ka kryer detyrën e shefit të shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Published

on

Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetorin e gjenocidit do të varrosen mbetjet mortore të dhjetë viktimave.

Viktima më e re është Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975. Ai u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratuncit, ndërsa mbetjet e tij mortore u zhvarrosën në vitin 2022.

Viktima më e moshuar është Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, i cili u zhduk në zonën e Zvornikut.

Më 11 korrik, në mbarë Bosnje e Hercegovinën dhe në vende të ndryshme të botës po shënohet 31-vjetori i krimit më të rëndë të luftës në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilit, në verën e vitit 1995, u vranë mbi 8.300 boshnjakë.

Në Serbi, ndërkaq, Vladimir Arsenijeviq, themelues i shoqatës Krokodil në Beogradi – që merret me programe kulturore, letrare dhe socio-politike – është rrahur mëngjesin e sotëm në prag të një ngjarjeje përkujtimore në kryeqytetin serb kushtuar 31-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Gruaja e tij konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kjo ngjarje është anuluar. Ngjarja ishte organizuar nga OJQ, fondacione, artistë, të cilët synojnë ruajtjen e kujtesës për viktimat e gjenocidit.

Në Potoçari të Bosnjës pritet të marrin pjesë delegacione nga Bosnja dhe nga jashtë vendit, si dhe mijëra pjesëmarrës të Marshit të Paqes, të cilët për tri ditë ecën përgjatë rrugës nëpër të cilën të mbijetuarit u përpoqën të arratiseshin nga Srebrenica e rrethuar.

Më 9 korrik, në Nju Jork u mbajt një ceremoni përkujtimore në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sot, ditë zie është shpallur vetëm në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës.

Deri më tani, në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit të Srebrenicës, ndërsa rreth 250 të vrarë janë varrosur në vende të tjera, sipas kërkesës së familjeve të tyre. Mbi 1.000 persona nga Srebrenica dhe komunat përreth vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 nxori një aktgjykim, në të cilin konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, e cila atëherë ishte zonë e mbrojtur e OKB-së, Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid.

Po e njëjta gjykatë e shpalli Serbinë përgjegjëse për mosparandalimin e gjenocidit dhe konstatoi se ajo kishte shkelur detyrimin për të ndëshkuar autorët e gjenocidit.

Para gjykatave të ndryshme, deri më tani më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Me burgim të përjetshëm janë dënuar, ndër të tjerë, ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Ratko Mlladiq.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Evropa në valën e të nxehtit: Temperatura deri në 44°C

Published

on

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme.

Kjo valë e të nxehtit pritet të bëhet edhe më e fortë nga sot, në shumë vende të Evropës, prandaj autoritetet kanë marrë masa të veçanta për mbrojtjen e njerëzve.

Shumë aktivitete në ambiente të hapura janë anuluar, disa shkolla janë mbyllur, ndërsa shumë punonjësve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia.

Në Francë, 49 nga 96 rajonet janë vendosur nën alarmin e kuq për nxehtësinë.

Sipas shërbimit meteorologjik Meteo-France, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në qytetin jugperëndimor Bordu dhe 39 gradë Celsius në Paris.

Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos freskohen në zona të pambikëqyrura, si liqenet dhe lumenjtë, pas mbytjeve të raportuara gjatë fundjavës – në mesin e tyre edhe një vajzë 13-vjeçare.

Rreth 845 shkolla janë mbyllur të hënën, për shkak të nxehtësisë, ndërsa 1.800 të tjera i kanë lejuar nxënësit të largohen më herët.

Në Belgjikë, temperaturat këtë javë pritet të jenë “më të nxehtat ndonjëherë”, paralajmëroi shefi i parashikimeve në institutin meteorologjik IRM, David Dehenauw.

Në Spanjë, meteorologët paralajmërojnë nxehtësi shumë të madhe si ditën ashtu edhe natën, deri të mërkurën, me temperatura deri në 44 gradë Celsius.

Ata thonë se kjo është 5 deri në 10 gradë më shumë se normalja për këtë periudhë.

Në Portugali, temperaturat janë mbi mesataren, ndërsa në disa zona ato po u afrohen rekordeve të mëparshme.

Në Britani është dhënë paralajmërim për nxehtësi ekstreme, me temperatura që mund të kalojnë 35 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se rekordet e nxehtësisë në Britani për muajin qershor pritet të thyhen.

Në Republikën Çeke dhe në pjesë të tjera të Evropës Qendrore, temperaturat janë gjithashtu mbi mesataren për këtë periudhë.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit, situata është e ngjashme me pjesën tjetër të Evropës: temperatura të larta dhe valë e fortë nxehtësie, me disa dallime nga vendi në vend.

Kjo valë e të nxehtit është e dyta radhazi brenda dy muajve, pas një periudhe të pazakontë të nxehtë në maj.

Shkencëtarët thonë se valët e përsëritura të të nxehtit janë një shenjë e qartë e ngrohjes globale dhe paralajmërojnë se ato do të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më të forta.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një plan drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare, thonë ndërmjetësit

Published

on

Ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari deklaruan më 22 qershor se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit kanë përfunduar, me të dyja palët që kanë rënë dakord për një kornizë drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve, që përfshin garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e luftimeve në Liban.

Pak detaje konkrete u bënë publike në një deklaratë të përbashkët të Katarit dhe Pakistanit. Marrëveshja duket se pasqyron objektivat e përgjithshme të përcaktuara në një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar javën e kaluar nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit.

Ai memorandum la të hapura për interpretim shumë prej termave të një marrëveshjeje me 14 pika. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ato çështje ishin sqaruar në marrëveshjen më të fundit.

Deklarata tha se, ndërsa negociatat formale kishin përfunduar në qytezën turistike zvicerane të Byrgenstokut, diskutime të mëtejshme teknike do të zhvillohen nga delegacionet gjatë javës së ardhshme.

Ajo tha se do të krijohen “grupe pune” për të trajtuar çështjet “bërthamore, sanksionet dhe një grup për monitorim dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve për të siguruar zbatimin efektiv të memorandumit të mirëkuptimit, si dhe për çështje të tjera”.

Zyrtarët amerikanë nuk komentuan menjëherë.

Ministria e Jashtme e Iranit, në deklarata të raportuara nga media shtetërore iraniane, tha se bllokada amerikane e porteve ishte hequr, se “disa asete të ngrira” ishin liruar dhe se ishte nisur një “plan i madh zhvillimor për rindërtimin e Iranit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se, lidhur me kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, “u ra dakord të organizohet një mekanizëm”, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Më herët, ndërsa ora po afrohej mesnatës, një diplomat i lartë amerikan tha se ekipet amerikane dhe iraniane do të punonin “gjatë gjithë natës” në përpjekje për ta shndërruar memorandumin e mirëkuptimit në një zgjidhje të përhershme ushtarake dhe politike. Zyrtarët thanë se bisedimet zgjatën 18 orë.

Marrëveshja, dhe veçanërisht dakordimi për ngritjen e një fondi rindërtimi si dhe mungesa e qartësisë mbi programin bërthamor të Iranit, është pritur me zemërim nga demokratët amerikanë dhe gjithashtu nga shumë republikanë.

Përveç kësaj, shumë udhëheqës izraelitë kanë deklaruar se vendi nuk është palë në marrëveshje dhe janë zotuar të vazhdojnë sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban.

Hezbollahu, një grup militant dhe parti politike e mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor, konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun e tij ushtarak, por jo degën e tij politike.

Raportet kanë sugjeruar gjithashtu se kundërshtimi nga disa fraksione të vijës së ashpër brenda Iranit — përfshirë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) — ka ushtruar presion shtesë mbi ekipet negociuese të Teheranit.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending