Connect with us

Ferizaj

Institucionet të kënaqura me zbatimin e Strategjisë për Personat me Aftësi të Kufizuara

Published

on

Strategjia komunale për personat me aftësi të kufizuara dhe plani i veprimit i miratuar një vit më parë nga komuna e Ferizajt, është zbatuar rreth 52%. Përmes kësaj strategjie synohet realizimi i të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë.

Koordinatori i ekipit vlerësues për fëmijë me nevoja të veçanta në nivel komunal, Burim Sylejmani, tha se kërkesat e personave me aftësi të kufizuara janë të shumta, mirëpo po bëhet përpjekje që ato të realizohen.

“Është përqindje e kënaqshme, 52% nuk është pak që është bërë, por mbetet të shihet edhe në vazhdim, prandaj jemi sot këtu për të parë se sa është gatishmëria për të vazhduar tutje në zbatimin e kësaj strategjie që mbështetet në disa çështje”,tha Burim Sylejmani.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi, tha se ndihen të kënaqur që kjo strategji ka arritur të gjej zbatim qysh në vitin e parë.

“Në bazë të afateve ligjore kjo strategji është bërë e plotfuqishme në janar të vitit 2019 dhe sa i përket zbatimit të saj konsiderojmë se ka arritur të realizohet 52% në bazë të monitorimit që është bërë nga ekipi vlerësues ku konsiderojmë se është një arritje e kënaqshme. Kjo strategji bazohet në 4 shtylla kryesore, arsimin, infrastrukturën, punësimin dhe shëndetësinë, ne gjithmonë dëshirojmë të kemi hapa edhe të tjerë pasi kjo stategji bazohet në ligjet në fuqi për personat me nevoja të veçanta”,tha Gashi-Bytyqi.

Strategjia komunale për personat me aftësi të kufizuara ishte nismë e shoqatës “Handikos”, ku objektiv kryesor kishte rregullimin e infrastrukturës në shkollat ku frekuentojnë personat me aftësi të kufizuara, rritjen e shërbimeve mbështetëse, si asistentë në institucionet arsimore, zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore, rehabilituese dhe sociale, krijimin e kushteve dhe mundësive të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ndarjen e granteve për vetëpunësim të personave me aftësi të kufizuara dhe ofrimin e punës praktike për ta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending