Connect with us

Ferizaj

LVV shënon 15 vjetorin e themelimit

Published

on

Sot, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, edhe subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje feston ditëlindjen e 15.
Sipas udhëheqësve të kësaj partie në këtë qytet dhe anëtarëve të saj, UÇK-ja lindi për ta çliruar vendin nga okupimi, ndërsa Vetëvendosje për ta çliruar Kosovën nga krimi e korrupsioni.\


“Në të njëjtën ditë ne si LVV festojmë përvjetorin tonë dhe fryma që e ka lëvizja është populli dhe veprimet që kemi pasur si opozitë i kemi pasur edhe në qeverisje që është një qeverisje e paparë që ka qenë ndonjëherë dhe sigurisht që do të kthehet shpejt me zgjedhjet që do të mbahen”, tha Valon Ramadani, kryetar i LVV-së në Ferizaj.


“Për ne është festë e dyfishtë, festohet çlirimi i Kosovës dhe festohet 15 vjetori i themelimit të LVV-së, një atribut sigurisht i jepet dëshmorëve që ne me jetu lirshëm duke mos harruar edhe faktorin ndërkombëtar që ka ndihmuar, mirëpo unë mendoj se ky ka qenë çlirimi i parë nga okupatori serb, kurse çlirimi i dytë që është koncepti i LVV-së për të luftuar krimin dhe korrupsionin që ka qenë i instaluar në sistemin serbo-sllav që ëshët vazhduar edhe më tutje nga partitë politike”, tha Dimal Basha, LVV.


“Për mua kjo datë i ndërlidh dy momente interesante, edhe data e themelimit të Vetëvendosjes edhe data e çlirimit të Kosovës, datë e rëndësishme ku shumë gjenerata kanë dhënë kontributin më të çmueshëm, jetën e tyre. Qytetarët kanë arsye të shumta që mos të jenë të kënaqur me arritjet e shtetit tonë pasi me plot të drejtë nuk janë të kënaqur pasi kemi pritur shumë më shumë në formimin e shtetit dhe në njëfarë forme shpresa e vetme e qytetarëve është tek Lëvizja Vetëvendosje”, tha Enver Haliti nga LVV.


Përvjetorin e 15 të themelimit, Lëvizja Vetëvendosje e ka festuar me një tubim të organizuar në sheshin “Skënderbeu”,në Prishtinë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending