Connect with us

Ferizaj

Festivali i Muraleve këtë vit mbahet në shtator

Published

on

Ky mural që i dedikohet izolimit që ndodhi si shkak i parandalimit të përhapjes së koronavirusit, u punua nga artistët ferizajas në kohë pandemie. Piktorja Lebibe Topalli, bashkë me disa kolege të saj, morën iniciativë që të punojnë këtë mural tek nënkalimi i cili është duke u ndërtuar në qendër të qytetit.

“Tema e këtij punimi është izolimi i fëmijëve gjatë pandemisë, larg shkollave, larg shoqërisë dhe shumë fëmijë e kanë vuajtur këtë situatë, ka dalë një punim edhe i bukur, por edhe me mesazh që do të lë gjurmë sa i përket kësaj pandemie pasi kjo pandemi do të mbetet gjatë në historinë e saj”,tha ajo.


Topalli tregoi se festivali tashmë tradicional i muraleve do të mbahet në shtator. Ajo tha se kanë përzgjedhur temën, por edhe lokacionet.

“Krejt në këto hapësira që janë tek nënkalimi do të bëjmë murale, festivali nuk do të anulohet sivjet, nëse nuk kemi mundësi me pru artistë të huaj do t’i bëjmë me artistë tanë. Kemi vendos që edicioni të jetë në fillim të muajit shtator, ndërsa temën e kemi përcaktuar tashmë është “Ndryshim” që është një temë gjithëpërfshirëse”, tha Topalli.


Murali “Më mungon shkolla”, që ka mbuluar një pjesë të nënkalimit në qendër të Ferizajt, ka zënë vend edhe në mediumin prestigjioz britanik, “The Telegraph”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending