Connect with us

Ferizaj

Pas 13 vitesh në pozita udhëheqëse, Naim Ferati lë politikën për t’i përkushtuar drejtësisë

Published

on

13 vite radhazi ishte pjesë e pushtetit lokal të Ferizajt, duke u bërë personi i vetëm që  i rezistoi më së gjati ndryshimeve qeverisëse në këtë komunë. Tani, ish-nënkryetari i komunës së Ferizajt Naim Ferati, përfundimisht është larguar nga skena politike ferizajase, për t’iu përkushtuar profesionit të tij, avokaturës.

Ferati i cili deri para disa ditësh ishte nënkryetar i komunës në qeverinë e Agim Aliut, që nga viti 2007 kishte pozita të ndryshme në ekzekutiv. Ai ka udhëhequr me Drejtorinë e Kulturës, atë të Administratës, si dhe ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të komunës. 

“Ishte një rrugëtim mjaft i gjatë i karrierës sime në jetën publike të qytetit të Ferizajt duke u përfshirë nga jeta mediale në atë kohë nga Radio Tema, shoqëria civile, mandej në Odën Ekonomike të Kosovës  e më tutje në jetën politike dhe publike institucionale të komunës së Ferizajt. Kisha mundësinë dhe rastin që m’u dha duke i falënderuar të gjithë kolegët dhe qytetarët e Ferizajt që të mbaj pozita udhëheqëse duke udhëhequr departamente të rëndësishme në komunën e Ferizajt deri në fund në pozitën e nënkryetarit të komunës së Ferizajt. Megjithë kapacitetin intelektual, moral dhe njerëzor jam përkushtuar që t’i kryej këto përgjegjësi me përkushtim dhe ndërgjegje të mirë, dhashë aq sa dita dhe munda dhe besoj se ishte një vetëpërmbushje edhe shpritërore edhe intelektuale, por edhe profesionale dhe vjen një moment që njeri dëshiron të realizoj pjesën që është përgatitur profesionalisht dhe në këtë rast profesioni im dhe përgatitja ime ka qenë pjesa e drejtësisë dhe kështu vendosa të jem në profesionin  tim që edhe këtu të shërbej për qytetarët dhe institucionet”, tha Naim Ferati.

Derisa vlerësohet lartë puna dhe kontributi i Feratit dhënë në institucionet lokale  ndër vite, ekzekutivi i  këtij qyteti tani është duke kërkuar emrin e ri që do ta zëvendësoj Feratin. Albion Sherifi, zyrtar për marrëdhënie me publikun, thotë se javën që vjen do të bëhet publik emri i nënkryetarit të ri të Ferizajt.

“Nënkryetari i komunës së Ferizajt Naim Ferati ka dhënë dorëheqjen e tij për të vazhduar në fushën profesionale dhe ne e falënderojmë Feratin për kontributin e tij në institucionet e Ferizajt, padyshim ishte një vlerë për qeverisjen tonë që shprehim falënderimin tonë publik. Ne jemi në konsultim të vazhdueshëm me partnerët  e koalicionit që të propozohet emri i ri i nënkryetarit apo nënkryetares së komunës në mënyrë që mos të mbetet vakante kjo pozitë. Është një proces që do të përmbyllet shumë shpejtë, ndoshta javën e ardhshme”, tha Sherifi.

Naim Ferati ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila bashkëqeverisë me PDK-në në Ferizaj, andaj edhe emri që do të propozohet për pozitën e nënkryetarit do të jetë nga AAK-ja.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending