Connect with us

Ferizaj

Të rinjtë e Ferizajt dhurojnë gjak

Published

on

Anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt u bënë bashkë këtë të mërkurë dhe shkuan për të dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj, me rastin e Javës së Dhurimit të Gjakut.

Të rinjtë thanë se iniciativa e tyre e sotme ndër të tjera synon të ngritë vetëdijen qytetare se dhurimi i gjakut është shumë i rëndësishëm.

“Ne sot erdhëm si Kuvend i të Rinjve për të dhuruar gjak në Javën e Dhurimit të Gjakut e cila javë shënohet si sensibilizim i qytetarëve për të shpëtuar jetë. Ne jemi ende të rinj, sa i kemi mbushur 18 vjet dhe ne si Kuvend i shënojmë datat e rëndësishme prandaj dhe sot jemi këtu”, tha Pranvera Bytyqi, kryetare e Kuvendit të të Rinjve.

“Kemi vendosur me ardhë me dhuru gjak në Ditën Botërore të Dhurimit të gjakut  dhe e shpallëm si ide për me dhuru gjak ata që jemi mbi 18 vjet dhe sot jemi këtu”, tha Qëndrim Mustafa, dhurues gjaku.

Kjo iniciativë e të rinjve iu pëlqeu udhëheqësve  të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

“Na vjen mirë dhe jemi shumë falënderues për këta dhurues, sidomos kjo moshë që janë vetëdijësu për të dhuruar gjak”, tha doktoresha Merita Qerimi-Tërshana.

Ajo tha se nevoja për gjak të grupeve të ndryshme është gjithmonë evidente, e veçanërisht në këtë kohë pandemie kur numri i dhuruesve të gjakut ka shënuar rënie.

“Gjatë kohës së pandemisë kemi pasur pak probleme pasi numri i vullnetarëve ra, por me thirrjen emergjente kombëtare të gjakut qytetarët u janë përgjigjur thirrjeve për të dhuruar gjak. Në Ferizaj është numri i kënaqur i dhuruesve të gjakut ku 90% janë dhurues vullentarë të gjakut, kurse 10% janë dhurues familjarë”, tha Qerimi -Tërshana.

Java e Dhurimit të Gjakut ka filluar më 14 qershor dhe do të vazhdoj deri më 21 qershor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending