Connect with us

Ferizaj

Subjekteve afariste u kërkohet respektim i masave për COVID-19

Published

on

I kishin thirurr gastronomët ferizajas për t’i udhëzuar rreth respektimit të masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit,  madje i paralajmëruan se do t’ua mbyllin lokalet nëse nuk i zbatojnë rekomandimet, por siç duket thirrjet e përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, atyre të Policisë dhe të Inspektoratit Komunal të Ferizajt nuk u pëlqyen gastronomëve të pranishëm.

 “Udhëzimet për gastronomi që janë të përcaktuara me manualin nga Ministria  dhe Instituti, pika e parë është distanca ku kërkohet minimumi  të ketë një distancë 1.5 metër me të tjerët dhe jo më shumë se 4 persona në një tavolinë,  vetëm në rastin kur janë familjarë mund të ketë më shumë“, u shpreh Ridvan Berisha, kryeinspektor komunal.

Sevdije Mehmeti, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, tha se nëse ndonjë punëtor i ndonjë lokali rezulton pozitiv, ai biznes do të mbyllet.

Ana materiale e dimë që është shumë e dobishme, por nuk guxojmë me vendos anën materiale para anës shëndetësore, një jetë e dikujt është shumë më e çmueshme sesa një dështim i biznesit. Bartja e maskave, mbajtja e dezinfektuesve dhe mbajtja e distancës 1.5 metra mendoj që është më e pakta dhe që duhet t’i përmbahemi, në momentin që këto nuk përmbahen ligji na obligon me marrë masa, e ne nuk jemi ata që duam me marrë masa, por mos na detyroni se në momentin që një punëtor ose një klient del pozitiv në lokalin e juaj ta keni parasysh që ai lokal ka me u mbyllë”, tha Mehmeti.

Edhe Policia i luti gastronomët për respektim të masave, në të kundërtën paralajmëroi gjoba.

“Përmbajuni rekomandimeve që mos të kemi edhe ne edhe Inspektorati punë me juve, qëllimi i sotëm është që mos të vimë me ju bezdisë në këtë kohë që është e rëndë edhe për juve, atëherë unë besoj se keni me pas shumë humbje të mëdha, pra takimi i sotëm është që të merremi vesh që t’iu përmbaheni këtyre rregullave, asgjë më tepër, asgjë më pak, e vetmja gjë që ne si polici duam është ju t’iu përmbaheni atyre rregullave dhe nëse ju nuk i përmbaheni ne do të jemi aty për çdo ditë e çdo minutë, sot po u themi këtu e mos të vijmë nëpër lokale”, tha Qazim Reka, zëvendëskomandant i Policisë në Ferizaj.

Në anën tjetër, gastonomët ferizjas u shprehën se me këto masa do të kenë shumë probleme që të operojnë.

“Unë i kam 35 punëtorë, si i paguaj ata, 5 mijë euro i kam rroga, 1 mijë e 500 euro e kam qiranë, 2000 euro e kam rrymën, është problem me punu kështu siç po thuani. Ju thatë me i mbyllë se e ju merrni rroga ju ecë rroga, po punëtorët çka me bë dhe ne”, tha një gastronom.

“Unë i kam 4 tavolina brenda, nëse shkoj me 1.5 metra atëherë duhet me i mbajtë 2 tavolina brenda lokalit që i bjen maksimumi me i pas 8 klientë dhe me këta klientë nuk ka shansë me punu. Normal që duhet me i respektu rekomandimet, por është problem për bizneset që i kanë hapësirat e vogla”, tha Leona Jahiri, gastronome.

“Nëse janë 8 metra katorë për 1 person atëherë unë i kam 23 punëtorë shumica kanë me qenë kamariera sesa klientë. Nëse dikush hynë në kafeteritë tona dhe e sjellë virusin çfarë faji kemi ne, qysh me u mbyllë krejt ne”, tha Agon Zhinipotoku, gastronom.

Nga dita e hënë në Kosovë janë konfirmuar 347 raste me COVID-19.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending