Connect with us

Kosovë

Grenell dërgon porosi për takimin e Uashingtonit

Published

on

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë me porosinë e Riechard Grenell,  vetëm 9 ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet  tij me përfaqësues nga Kosova e Serbia:    

 “Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë i hapë dyert zhvillimit ekonomik dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”,

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Rubin kritikon Specialen për paraburgimin e krerëve të UÇK-së

Published

on

Kritikat e Rubinit për Specialen

James Rubin tregoi arsyet pse ai ka refuzuar të jetë dëshmitar i Prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke thënë se kjo ka të bëjë me pikëpamjet e tij për Gjykatën Speciale.

Ai e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson”, tha ai.

Sipas Rubinit, kjo s’ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe, sipas tij, Madeleine Albright nuk ka pasur këtë në mendje kur ka formuar Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.

“Kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, shtoi ai.

“Mua kjo më është dukur si fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

E akuzuara serbe për spiunazh e mohon fajësinë

Published

on

E akuzuara serbe për spiunazh, Jellena Gjukanoviq, deklaroi para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë se nuk e pranon fajin që i ngarkohet.

Gjykimi ndaj saj nisi më 16 shtator, ndërsa seanca fillestare zgjati më pak se një orë.

Mbrojtja e Gjukanoviqit kërkoi 30 ditë afat për mbledhjen e provave shtesë, por trupi gjykues, i udhëhequr nga Rrahman Beqiri, vendosi se 15 ditë janë të mjaftueshme.

“Brenda këtij afati do të kërkojmë hedhjen poshtë të aktakuzës dhe do të paraqesim prova kundërshtuese. Pastaj, do të shohim vendimin e gjykatësit”, tha avokati i Gjukanoviqit, Predrag Millkoviq, pas seancës.

Mbrojtja kërkoi gjithashtu që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak – kërkesë kjo që u kundërshtua nga prokurori Bekim Kodraliu.

Millkoviq tha shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të ofrojnë edhe dorëzani prej 15.000 eurosh.

Gjukanoviq, nga Mitrovica e Veriut, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.

Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori special, Bekim Kodraliu, tha se Jellena Gjukanoviq, me informacionet e transmetuara tek Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), ka rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ai tha se Gjukanoviq ka qenë në kontakt me dy zyrtarë të BIA-s: Ratko Gajtanoviq, përgjegjës i agjencisë në rajonin e Novi Pazarit, dhe Lubisha Bukviq, zyrtar tjetër i saj.

“Me këtë të fundit, e pandehura është takuar disa herë në zyrat e BIA-s në Beograd”, theksoi Kodraliu.

Sipas tij, Gjukanoviq ka shfrytëzuar pozitën që mbante në OSBE, duke vepruar nën ndikimin e Aleksandar Vllajiqit, i dënuar tashmë për spiunazh, si dhe zyrtarëve të tjerë të BIA-s.

Përmes këtij roli, tha ai, e akuzuara ka kontribuar në krijimin e një “narrativi armiqësor” ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, sipas Kodraliut, Gjukanoviq ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.

Në përfundim, Kodraliu tha se me këto veprime, Gjukanoviq “në vazhdimësi ka kryer veprën penale të spiunazhit”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi është vepër e rëndë penale dhe dënohet me të paktën pesë vjet burg, nëse vërtetohet fajësia.

Muajin e kaluar, edhe një serbe tjetër e Kosovës dhe partneri i saj kroat janë arrestuar në Kroaci, nën dyshimet për spiunazh.

Sipas raportimeve, kroati, i cili ka shërbyer në misionin e NATO-së në Kosovë, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij nga Kosova, të cilat ajo ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Gjatë muajve të fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe akuzuar disa persona, serbë dhe shqiptarë, nën dyshimet për spiunim në shërbim të inteligjencës serbe.

Ekspertët vlerësojnë se këto raste tregojnë se spiunazhi mbetet një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Fillon protesta në Hagë: Qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Published

on

Dhjetëra mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme të botës janë mbledhur për të protestuar në Hagë, duke kërkuar drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Me flamuj, uniforma dhe këngë patriotike, ish-veteranë dhe qytetarë të shumtë kanë udhëtuar drejt Holandës për të shprehur pakënaqësitë e tyre.  Ata e konsiderojnë procesin kundër ish-komandantëve të UÇK-së të padrejtë dhe të bazuar në shpifje të Serbisë.

Protesta që nisi në orën 14:00,  po mbahet në një park që gjendet afër selisë së Dhomave të Specializuara, në lokacionin e përcaktuar nga autoritetet holandeze.

Në protestë do të flasin kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, bashkëorganizatori i protestës Fatmir Koci dhe ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.

Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës.

Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Protesta në Hagë u organizua pas asaj të mbajtur më 7 gusht në Prishtinë.  

Continue Reading

Trending