Connect with us

Botë

Grenell: Plani për këmbim territoresh ishte i Këshilltarit për Siguri Kombëtare Bolton

Published

on

       I dërguari special i Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell,  në një prononcim televiziv dhënë rrjetit Fox News, e pranoi se plani për këmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ide e Xhon Boltonit, këshilltarit  për siguri kombëtare.

“Ai është njeri i cili më parë do të kacafytej nëpër lufta, dhe i cili do ta shtyente politikën në mënyrë të drejtpërdrejtë.   Nuk ishte Presidenti Trump, sepse ai nuk dëshiron që ne të hymë në luftë.  Tani unë e kam situatën time që po zhvillohet, për shkak të dallimeve të Xhon Boltonit me kryetarin, kur vijmë tek situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne do t’i kemi të dyja palët të shtunën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë, që të flasim për një lëvizje historike, një marrëveshje, dhe mua më duhet pandalur ta luftoj këtë thashëthëme për këmbim të territoreve ndërmjet tyre, dhe kjo nuk është politikë e Trump-it, por kur të groposh më thellë, të dyja palët thonë se këtë po e thotë Boltoni.   Ndërsa unë po i luftoj të gjitha thashethemet e vazhdueshme,  për shkak se Boltoni e udhëhiqte politikën e vet, dhe jo atë të Presidentit Trump. “

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending