Connect with us

Ferizaj

Renovohen tualetet në shkollat e Ferizajt

Published

on

Nyjet sanitare në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj kanë ndryshuar totalisht. Derisa procesi mësimor në këtë shkollë zhvillohej me shumë vështirësi për shkak të kundërmimit të tualeteve dhe rrjedhjes së ujit, këto telashe nuk do të ekzistojnë më pas ndërhyrjeve që janë bërë në këtë godinë shkollore.

Drejtori i kësaj shkolle Basri Hasani,  shprehet falënderues ndaj operatorit që i ka kryer punimet në mënyrë cilësore dhe  nga Drejtoria e Arsimit që ka ndërmarrë iniciativë për renovimin e shkollave në këtë komunë.

“Nyjet sanitare kanë qenë 80% jashtë funksionit, kanë rrejdhur ujërat edhe nga kanalizimi edhe nga ujësjellësi dhe tani kemi ardhë në një situatë ku është krijuar një gjendje normale për zhvillimin e procesit mësimor, nyjet sanitare tani janë në rregull dhe besoj që nuk do të kemi më vështirësi. Përkundër që është bërë përpjekje të mbahet higjiena,  por herë-herë puna jonë nuk ka mundur të reflektohet pasi kur në nyjet sanitare rrjedh ujë nëpër mure e shkallë është problem, por tani jeta e nxënësve në shkollë do të jetë më e mirë”, tha Hasani.

Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, thonë se do të intervenojnë në të gjitha shkollat ku ka telashe me nyjet sanitare.

“Operatori “Shtëpiaku” është duke kryer disa punë në disa shkolla ku kryesisht është duke intervenuar në nyjet sanitare, punimet janë duke vazhduar në disa shkolla dhe do të vazhdojmë edhe në ato ku ka nevojë. Jemi të kënaqur me punën se është duke u bërë një punë profesionale dhe operatori është duke bërë një punë shumë të mirë, ka kërkesa të vazhdueshme të shkollave, por mundësitë buxhetore nganjëherë po na paraqesin telashe por shpresojmë  që në të gjitha shkollat do të sanohen problemet”, tha Bashkim Bytyqi, zyrtar në Drejtorinë e Arsimit.

Njëra ndër shkollat që më së shumti ka probleme me nyjet sanitare është “Gjon Serreçi”, mirëpo pavarësisht kësaj, përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit thanë se nuk do të intervenohet aty, meqë vitin e ardhshëm ai objekt planifikohet të rrënohet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending