Connect with us

Ferizaj

Komuna e Ferizajt dhe “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë 15 shtëpi për familjet skamnore

Published

on

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, priti sot humanistin kosovar Halil Kastratin, me të cilin nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që parasheh ndërtimin e 15 shtëpive për familjet nevojtare në Ferizaj.

 Nikoqiri i këtij takimi, kryetari i Ferizajt, tha se pret që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në ditët në vazhdim.

”Ne do të fillojmë ndërtimin e 10 shtëpive dhe sigurisht që ky është vetëm fillimi me zotëri Halil Kastratin dhe shoqatën, por jam i bindur që javëve dhe muajve në vijim ne po ashtu jemi dakorduar që këtë bashkëpunim ta thellojmë me qëllim të vetëm që sa më shumë familje në nevojë, familje skamnore të jenë përfitues të kësaj ndihme. Ne ju falënderojmë për gjithë këtë punë që e keni bërë dhe jeni duke e bërë“, u shpreh Aliu.

Derisa ky memorandum parasheh ndërtimin e 10 shtëpive, Kastrati  tha se nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në Ferizaj do të ndërtohen edhe 5 shtëpi të tjera.

 “Ne si shoqatë jemi tejet të kënaqur me këtë bashkëpunim që filluam edhe me komunën e Ferizajt. Bashkëpunime të tilla kemi pothuajse me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe ne jemi aktiv për të ndihmuar familjet në nevojë në çdo pëllëmbë të Kosovës. Ne vazhdimisht po bëjmë familje të shumta me shtëpi dhe banesa. Në memorandumin e sotëm janë të parapara që të ndërtohen 10 shtëpi, por ne si shoqatë do të ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera, pra do të jenë jashtë memorandumit “,tha Kastrati.

Për familjet në nevojë që nuk kanë pronë të tyre, Kastrati tha se janë të gatshëm të dhurojnë edhe banesa. Kurse, kryetari i komunës së Ferizajt tha se tashmë e kanë siguruar listën e përfituesve.

 “Ne jemi të gatshëm, por nuk e di ju si komunë, vlera jonë për çdo shëpi në këtë memorandum është 15 mijë euro, nëse hasim në familje që nuk ka truall dhe gjejmë banesë me 20 mijë euro 15 mijë ne i japim, ose shtëpi ose banesë, nëse gjendet banesa me vlerën e shtëpisë që është në marrëveshje ne jemi të gatshëm me dhuru banesë. Neve na duhen 2 ditë për verifikim të familjeve dhe pas dy dite mundemi me nisë ndërtimin”, tha Kastrati.

“Nga ajo që kemi folur këto shtëpi do të kryhen të gjitha sivjet dhe çelësat do t’i marrin sivjet të gjithë përfituesit. Është një listë e pritjes që është duke pritur një kohë të gjatë dhe ne e dorëzuam një listë prej 10 emrash dhe të gjithë janë të merituar për t’iu ndërtuar shtëpi“, tha Aliu.

Humanisiti Halil Kastratii që është drejtues i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, tregoi se vetëm vitin e kaluar kanë ndërtuar 400 shtëpi, ndërsa për këtë vit planifikojnë t’i ndërtojnë 300 shtëpi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending