Connect with us

Ferizaj

Renovohen tualetet në shkollat e Ferizajt

Published

on

Nyjet sanitare në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj kanë ndryshuar totalisht. Derisa procesi mësimor në këtë shkollë zhvillohej me shumë vështirësi për shkak të kundërmimit të tualeteve dhe rrjedhjes së ujit, këto telashe nuk do të ekzistojnë më pas ndërhyrjeve që janë bërë në këtë godinë shkollore.

Drejtori i kësaj shkolle Basri Hasani,  shprehet falënderues ndaj operatorit që i ka kryer punimet në mënyrë cilësore dhe  nga Drejtoria e Arsimit që ka ndërmarrë iniciativë për renovimin e shkollave në këtë komunë.

“Nyjet sanitare kanë qenë 80% jashtë funksionit, kanë rrejdhur ujërat edhe nga kanalizimi edhe nga ujësjellësi dhe tani kemi ardhë në një situatë ku është krijuar një gjendje normale për zhvillimin e procesit mësimor, nyjet sanitare tani janë në rregull dhe besoj që nuk do të kemi më vështirësi. Përkundër që është bërë përpjekje të mbahet higjiena,  por herë-herë puna jonë nuk ka mundur të reflektohet pasi kur në nyjet sanitare rrjedh ujë nëpër mure e shkallë është problem, por tani jeta e nxënësve në shkollë do të jetë më e mirë”, tha Hasani.

Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, thonë se do të intervenojnë në të gjitha shkollat ku ka telashe me nyjet sanitare.

Operatori “Shtëpiaku” është duke kryer disa punë në disa shkolla ku kryesisht është duke intervenuar në nyjet sanitare, punimet janë duke vazhduar në disa shkolla dhe do të vazhdojmë edhe në ato ku ka nevojë. Jemi të kënaqur me punën se është duke u bërë një punë profesionale dhe operatori është duke bërë një punë shumë të mirë, ka kërkesa të vazhdueshme të shkollave, por mundësitë buxhetore nganjëherë po na paraqesin telashe por shpresojmë  që në të gjitha shkollat do të sanohen problemet”, tha Bashkim Bytyqi, zyrtar në Drejtorinë e Arsimit.

Njëra ndër shkollat që më së shumti ka probleme me nyjet sanitare është “Gjon Serreçi”, mirëpo pavarësisht kësaj, përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit thanë se nuk do të intervenohet aty, meqë vitin e ardhshëm ai objekt planifikohet të rrënohet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending