Connect with us

Ferizaj

Përmes rregullores synohet dhënia e parcelave komunale për ndërtim

Published

on

Para anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, ekzekutivi ferizajas prezantoi propozim-vendimin për vënien në diskutim publik të rregullores për dhënien e tokës së komunës për ndërtim dhe përdorimin e bonusit. Drejtori i Urbanizmit në Ferizaj Lulzim Aliu, tregoi se çka parasheh ky dokument.

“Shumica  e qyteteve të Kosovës kanë problem me pronën e komunës e cila është e paraparë për ndërtim sipas dokumentit të planifikimit për të cilat nuk ekziston procedurë qysh me procesu komuna për atë pronë. Ka parcela në zonën urbane që për shkak të zhvillimit të parcelave të tjera parcela e komunës zhvlerësohet, ka raste kur rreth parcelës së komunës ka ndërtime të larta dhe nëse ne nuk ia japim për ndërtim investitorëve privat ajo zhvlerësohet dhe në vend se me u ndërtu një objekt dhe me përfitu komuna, madje edhe disa banesa, mundet me u zhvlerësu prona komunale. Unë gjatë këtyre 2 viteve jam mundu me gjetë zgjidhje, por s’kemi pas përgjigje nga niveli qendror qysh me bë këtë punë. Ka ndërtesa në Ferizaj që janë të vjetëruara shumë dhe ne nuk kemi mundur me dhënë kushte qysh me procesu, banorët kanë propozu me rrënu ndërtesën, por ne nuk kemi mundur me bë asgjë, kështu që me këtë rregullore që unë e kam propozu do të zgjidhet kjo çështje, plus komuna ka të drejtë fitimi”, tha Lulzim Aliu.

Xhavit Zariqi nga AAK-ja, u interesua nëse kjo rregullore është në harmoni me ligjin, ndërsa anëtarët e tjerë të këtij komiteti kërkuan që në seancën e Kuvendit të jepen më shumë sqarime rreth kësaj rregulloreje.

“Drejtori ishte i qartë për këtë rregullore, për të sqaruar mundësitë e funksionimit sa më të mirë të shfrytëzimit të pronës komunale, por ajo që do të doja të dija unë është se a je konsultu me ligjin, a të lejohet me ligj me bë këso pazare sikur me qenë person fizik komuna e jo person juridik? Me sa e di unë nëse nuk kanë ndryshu ligjet komuna  nuk ka të drejtë me bë këso kombinimi, pos me dhënë në shfrytëzim ose kur bëhet ndonjë ndërrim prone për interes të përgjithshëm, përndryshe nuk e besoj që komuna e ka këtë të drejtë me bë këso kombinime “, tha Zariqi.

“Fatkeqësisht, nëpër ministri janë njerëz nëpër pozita që nuk dinë të japin përgjigje për shumë telashe që kanë komunat. Unë e kam zgjedhur këtë rrugë Xhavit me shpresën se ata kanë me kuptu bazën ligjore që unë jam bazu, baza kryesore e kësaj rregulloreje është ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës, komuna ka të drejtë me këmby dhe këmben vetëm atëherë  kur bëhet vlerësimi i pronës nga niveli i qeverisë, bazë e kësaj është kjo, e vlerëson tokën, pasurinë, që ka me e ndërru, në këtë rast atë që  e jep investitori dhe përfitimi i komunës është mbi këtë vlerë, këtë model nuk e ka në Kosovë askush dhe unë tash ka me bë luftë me qeveri që me pranu, sepse nuk ka asgjë jashtë ligjores”, tha Aliu.

Anëtarët e KPF-së ia proceduan Kuvendit edhe disa pika të tjera, si propozim-vendimin në parim të Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2021-2023, propozimin për aprovimin e statutit të Galerisë së Arteve “Ismet Rama” në Ferizaj, propozim-vendim për ndarjen e një pjese të parcelës komunale në Prelez të Muhaxherëve për ndërtimin e objektit të qendrës mjëkësore në këtë fshat, si dhe propozim-vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm të objektit  “Pompë e derivateve Jugo Petrol” e cila gjendet përballë ”Plus Marketit”, si dhe disa propozime të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending