Connect with us

Ferizaj

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit Faik Grainca

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, i akuzuar për flasifikim të dokumentit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt 2017-2025.

Graincës edhe sot iu parashtruan pyetje nga pala e dëmtuar, në këtë rast, Imri Haliti, banor i rrugës “Astrit Bytyqi” në Ferizaj.

“Çka keni dashtë me bë me pronat e tona ku pa na pyetur shtëpinë time personale 70% e keni shndërruar në ndërtim të lartë, kurse 30% ndërtim të ulët, kështu e keni paraparë me draft?”, tha Haliti.

“Unë nuk e kam paraparë, unë kam qenë drejtues i komisionit së bashku me drejtor të drejtorive dhe kryetarin. PZHK nuk është dokument i imi, por i komunës si dhe PZHK nuk flet për përqindje, por këtë e bëjnë hartat zonale”,u përgjigj Grainca.

Atëherë, kush është personi që ma ka shkatërru shtëpinë?”, pyeti Haliti.

Është Kuvendi Komunal”, u përgjigj Grainca.

Haliti, më tutje e pyeti Graincën përse ndryshuan mendje për ta lënë anën e majtë të rrugës “Astrit Bytyqi” në ndërtim të ulët, edhe pse në draft e kishin planifikuar për ndërtim të lartë.

“A keni pasur njohuri që është hequr nga ndërtimi i lartë brezi i majtë i rrugës, kurse vetëm pronën tonë që është 5 metra larg saj e bëtë ndërtim të lartë?”, pyeti Haliti.

“Kjo ka ndodhur pasi kemi parë që Lagjja e Re ka qenë e rregulluar me plane të detajuara të para disa viteve”, tha  Grainca.

Edhe në këtë seancë Grainca u pyet se a kanë qenë të njoftuar asamblistët e Kuvendit Komunal të Ferizajt për peticionet e banorëve të rrugës ”Astrit Bytyqi”, kur është miratuar Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt.

“A kanë qenë në dijeni, apo a janë njoftuar anëtarët e Kuvendit për peticion, apo a e kanë pasur në dorë peticionin e qytetarëve”, pyeti Haliti.

Peticioni nuk i është drejtuar Kuvendit, por i është drejtuar komsionit  për hartimin e PZHK-së, kështu që nuk ka pas nevojë absolutisht me i pas Kuvendi peticionet, por në seancën kur është aprovuar PZHK-ja unë i kam njoftuar të gjithë delegatët për ekzistimin e këtij peticioni që është dëshmuar edhe në CD.   Nëse iu keni drejtuar me peticion Kuvendit, atëherë ka qenë kompetencë e kryesuesit dhe jo e imja”, tha Grainca.

Seanca e gjyqësore e radhës e ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, u caktua të mbahet më 17 korrik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending