Connect with us

Ferizaj

Përveç gastronomisë, bizneseve të tjera u lejohet operimi edhe pas orës 21:00

Published

on

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e biznesve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, siç duket është keqkuptuar nga Inspektorati i Ferizajt.  Edhe pse nuk pranuan të flasin para kamerës, disa biznese siç janë furrat e bukës, barnatoret e marketet, janë ankuar se janë mbyllur me forcë pas orës 21:00 nga Inspektorati Komunal. 

Maliq Muharremi  inspektor në Ferizaj,  thotë se ata e kanë zbatuar vetëm vendimin e  Qeverisë, ndërsa tregon se kanë pranuar një vendim tjetër nga niveli qëndror i cili sqaron se cilat biznese mund të punojnë  e cilat jo, pas orës 21:00.

“Me ardhjen e vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës më 6 korrik Inspektorati Komunal i Ferizajt është vënë në zbatim të këtij vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve gastronomike në Ferizaj, por dje na ka ardhë një vendim i ri që lejon disa veprimtari që të punojnë edhe pas orës 21:00, ndër to janë qendrat tregtare, furrat e bukës, subjektet prodhuese, ndërtimtare e të tjerë, të cilët lejohen të ushtorojnë veprimtaritë e tyre edhe pas orës 21:00, por që duhet të pajisen me një leje që e lëshon ATK-ja, ndërsa të ndaluar e kanë të gjitha bizneset gastronomike ku hynë kafeteritë, restorantet e klubet”, tha Muharremi.

Një ndër masat obligative që Qeveria ka urdhëruar të zbatohet që nga fillimi i pandemisë Covid-19, është edhe vendosja e dezinfektuesve në hyrje të çdo objekti institucional e biznesor ku frekuentojnë qytetarët.

 Por, ky vendim nuk është duke u zbatuar as nga Komuna e Ferizajt. Në objektin e vjetër të komunës së Ferizajt, përveç që nuk ka dezinfektues në hyrje të objektit, të tillë nuk shihen as nëpër sportele ku qytetarët çdo ditë marrin shërbime të ndryshme administrative.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending