Connect with us

Ferizaj

Policia e Ferizajt paralajmëron gjoba për mosrespektim të masave mbrojtëse

Published

on

Bartja e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre, si dhe mbajtja e distancës fizike prej 2 metrave në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive apo banesave,  tashmë është bërë obligative në vend.

E, për shkelësit e këtyre masave, në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat do të sillen  prej 250 euro deri në 1 mijë euro për personat fizik, kurse për personat juridik gjobat do të fillojnë nga 3 mijë deri në 8 mijë euro.

Maliq Muharremi, zyrtar i inspektoratit komunal në Ferizaj, thotë se qytetarëve të cilët nuk e respektojnë Manualin e Qeverisë do t’u ngritet kallzim penal, ndërsa për të monitoruar zbatimin e këtyre masave, ai njoftoi se nga sot janë angazhuar edhe 3 inspektorë të tjerë nga Ministria e Shëndetësisë.

 “Qysh dje është nxjerrë një vendim i ri nga Qeveria e Kosovës, inspektorati komunal i Ferizajt është vënë në zbatim të këtij vendimi, një ndër masat e reja të këtij vendimi është distanca rigoroze ndaj të gjithë personave në lokalet e qytetit, bartja e maskës është bërë e obligueshme dhe ne si inspektorat jemi ënë në zbatim të këtij vendimi dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës jemi duke i obliguar të gjithë qytetarët që të kenë maska dhe që t’iu përmbahen masave që i parasheh Manuali i shëndetësisë”, tha Maliqi.

Më rigoroz për zbatimin e këtyre masave siç duket do të jenë Policia. Drejtori i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri, tha se më nuk do t’ua tërheqin vërejtjen qytetarëve e biznesve të cilët nuk i respektojnë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19, por direkt do të nisin me gjoba.

“Nga takimi i sotëm që patëm me komandantë të stacioneve kemi pasur fokus vendimet e Qeverisë që ka marrë në luftë me pandeminë që përmban bartjen e maskave, mostubimi i qytetarëve më shumë se 50, në restorante e kafeteri të jetë hapësira e jashtme në të kundërtën bashkërisht me inspektoratin do t’iu japim gjoba, tani unë personalisht me komandantin dhe policë do të dalim në terren, në shesh, nëpër kafeteri për të tërhequr vërejtjen që do të jetë vërejtja e fundit, do të jemi të pa kompromis në këtë drejtim”, tha Beqiri.

Ndër masat e reja për mbrojtje nga COVID-19 të miratuara dje nga Qeveria e Kosovës, përveç bartjes së maskave, obligative është edhe vendosja e dezinfektuesve nëpër institucione në vende të qasshme për qytetarë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending