Spitali i Ferizajt krijon hapësira shtesë për pacientët me Covid-19

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt aktualisht po trajohen 32 pacientë, 8 prej të cilëve të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 24 të tjerë janë në pritje të rezultateve. Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri, njoftoi se 3 prej pacientëve të infektuar me koronavirus, e të cilët janë të shtrirë në këtë spital, janë në gjendje kritike. Ai tha se tani Spitali i Ferizajt ka hapësirë të mjaftueshme për pacientët që kanë nevojë për hospitalizim, meqë e gjithë hapësira është vënë në dispozicion të personave të prekur me Covid-19.

Zeqiri tha se reparti i Gjinekologjisë është zhvendosur tek Dispanzeri në të cilin do të kryhen lindjet normale, ndërsa ato me operacion referohen për në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.