Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa në Ferizaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën u miratuan disa propozim-vendime që do të dalin për aprovim në Kuvendin Komunal.

Drejoresha e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, ka propozuar që të dalë në diskutim publik Draft Kodi i Etikës si dhe Draft Rregullorja për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në komunën e Ferizajt.

Anëtarët e KPF-së u informuan edhe për zhvillimin e mësimit në distancë gjatë kohës së pandemisë.

Po ashtu, u vendos që për miratim kuvendarëve t’iu paraqiten edhe disa propozim-vendime që kanë të bëjnë me shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale në Sojevë, Mirosalë, Greme, Mirash dhe Jezerc.

Mbledhja e Kuvendit të komunës do të mbahet me 30 korrik në teatrin e “Adriana” në Ferizaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.