Një nëntëvjeçare nga Ferizaj vdes pas rënies në pishinë

Një nëntëvjeçare nga komuna e Ferizajt ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, pas rënies në një pishinë të kësaj komune pasditën e djeshme.

Nga Policia Rajonale e Ferizajt njoftojnë se pas nxjerrjes nga uji, nëntëvjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një mjek i cili kishte qëlluar rastësisht në pishinë, e më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e pastaj në Prishtinë, ku edhe ndërroi jetë.

“Dje rreth orës 16:00-17:00, kemi marrë informacione se një fëmijë i moshës 9-vjeçare ka rënë në pishinë, pastaj është tërheq nga aty prej disa personave ku i është kthyer pulsi i zemrës dhe frymëmarrja dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e pastaj në Prishtinë”, tha Mehmedali Hajdini nga PK e Ferizajt.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.