Connect with us

Ferizaj

Fshatrat e Ferizajt në hall nga mushkonjat

Published

on

Banorët e fshatrave të Ferizajt ka disa ditë që nuk po munden të gjejnë qetësi nga mushkonjat.

Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar të Ferizajt, thotë se ndihen të rrezikuar nga mushkonjat meqë ato përhapin sëmundje të ndryshme, e sidomos në këtë kohë pandemie kur rreziku është më i shtuar.

”Këto ditë kemi ankesa të banorëve për shumë mushkonja që nuk mbahet mend që kanë qenë kaq shumë agresive dhe infektuese, prandaj unë kam kontaktu edhe me kryetarin e komunës që të filloj dezinsektimi i hapësirave dhe mendoj që dezinsektimi duhet të bëhet nga ajri dhe jo me vetura pasi problem që mund të zgjidhet ky problem nëse nuk bëhet nga ajri”, tha Sallahu.

Edhe përfaqësuesi i fshatit Sojevë Sylejman Syla, thotë se janë në hall me mushkonjat, madje si pasojë e tyre disa banorë kanë kërkuar edhe trajtim mjekësor.

“Ka më shumë se një javë që kanë filluar me u shfaq me të madhe, është shumë shqetësim pasi nuk po mundemi as jashtë me dalë, as me i hap dritaret pasi janë bërë të padurueshme, ka raste që po duhet me i dërgu njerëzit edhe tek mjeku për shkak të tyre”, tha Syla.

Në Inspektoratin e komunës së Ferizajt thonë se kanë pranuar shumë ankesa nga banorët e fshatrave për shqetësimet që janë duke i pasur nga këto insekte, prandaj këtë të mërkurë do të nisin të bëjnë dezinsektimin hapësinor në të gjitha fshatrat e Ferizajt.

“Inspektorati  nga java e kaluar ka monitoruar kompaninë e kontraktuar nga komuna që bënë dezinsektimin e hapësirave publike, gjatë vikendit kemi përfunduar gjithë qytetinm ndërsa nga dita e mërkurë fillon dezinsektimi në të gjithë fshatrat e Ferizajt”, tha Maliq Muharremi, inspektor.

Sipas shkencëtarëve, mushkonjat shkaktojnë gati gjysmë milioni vdekje çdo vit për shkak të sëmundjeve të ndryshme që ato transmetojnë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending