Connect with us

Ferizaj

Inspektorati mbyll nëntë lokale në Ferizaj

Published

on

Inspektorati i komunës së Ferizajt ka mbyllur mbrëmë nëntë lokale, nën dyshim se ushtronin veprimtari deviante.

Në njoftimin për media nga komuna e Ferizajt thuhet se këto lokale nuk kishin dokumente përkatëse, nuk i respektonin udhëzimet mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe nuk i plotësonin kushtet higjieno-teknike.  

“Mbrëmë, pas një aksioni të mirë koordinuar mes Inspektoratit të Komunës, Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, inspektorëve të ATK-së dhe inspektorëve të punës, pas inspektimeve që u zhvilluan në rrugët “Kemajl Hetemi”, “Qamil Ilazi”, “Mejdi Xhaferi”, “At Nik Prela” dhe “Shën Tereza” në 11 subjekteve gastronomike, 9 prej tyre u mbyllën si pasojë e mosposedimit të dokumenteve përkatëse, kushteve higjieno-teknike, mosrespektimit të udhëzimeve mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe mbi të gjitha mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për zhvillimin e veprimtarive deviante”, thuhet në njoftim.

Më tej aty thuhet se ky aksion i inspektorëve do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të trotineteve dhe biçikletave në Ferizaj

Published

on

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë, nga hetimet është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.

Continue Reading

Ferizaj

Digjen rreth 13 hektarë me të mbjella dhe mal në Lloshkobare të Ferizajt

Published

on

Në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, nga zjarri janë djegur disa hektarë me të mbjella të ndryshme. Viktimat dyshojnë për zjarrëvënie të qëllimshme nga persona të panjohur.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se  të mërkurën pasdite, viktimat kanë raportuar se nga zjarri atyre u janë djegur 5 hektarë mjedër, 3 hektarë të mbjella me dredhëza, 1 hektar me arra dhe  3 hektarë mal.

“Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi”, njoftoi Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending