Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Ferizajt

Published

on

Dita e Dëshmorëve të Ferizajt, e cila lidhet me betejën më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kësaj ane, e njohur si “Epopeja e Jezercit”, tuboi sot në orët e paraditës mijëra qytetarë në Varrezat e Dëshmorëve të kësaj komune për të bërë homazhe në shenjë nderimi për ata që dhanë më të shtrenjtën për çlirimin e vendit.

Mes dhembjes e krenarisë, familjarët e dëshmorëve u shprehën krenarë për të bijtë e tyre që dhanë jetën për liri.

“Për ne kjo ditë është e dhembjes dhe e krenarisë, kjo është dita më e rëndësishme në Ferizaj. Në këtë ditë bien 9 dëshmorë të UÇK-së të cilët bien në luftë për komb e atdhe. Sot ata dëshmorë prehen këtu të qetë për ne, prandaj kërkesa e jonë e vetme është mos të ketë përçarje mes vete pasi përçarja është mike e Serbisë”, tha Gafurr Bytyqi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj.

Veteranët e UÇK-së kërkojnë që kjo pjesë e historisë së popullit tonë të shkruhet sa më parë në librat shkollor.

 “Kjo datë do të kujtohet gjithmonë si një datë e cila ndryshoi historinë, prandaj  është kërkesë imediate që këto data të rëndësishme të përfshihen në analet historike, pasi që dita ditës po harrohen këto data, prandaj urgjentisht duhet të trajtohen këto tema dhe të vendosen në pjesën e historisë pasi janë data tejet të rëndësishme”, tha Nexhat Shahini, veteran i UÇK-së.

Pas homazheve në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve të Ferizajt, deputetë të Kuvendit të Kosovës, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë, u nisën drejt fshatit Jezerc për të bërë inagurimin e Pikës 6 të UÇK-së e që është në kuadër të Parkut Memorial të UÇK-së.

Nga këtu, kryetari i Ferizajt Agim Aliu tha se janë munduar që  të realizojnë një projekt përmes së cilit gjeneratat e reja do të njoftohen se si është fituar liria e Kosovës.

 ”Kjo që po e bëjmë ne sot me inagurimin e pikës 6 flet më së miri për përkushtimin e komunës që krahas përjetësisë dhe lavdisë së dëshmorëve ne kemi bërë një projekt që është unik në Republikën e Kosovës, që është një trashëgimi  për gjeneratat që vinë, sepse sigurisht vitet ikin dhe mund të harrohet, por kjo që ne po bëjmë sot është përjetësisht ajo që do ta përkujtojnë gjithë të rinjtë e lindur pas vitit 1998 dhe ata që do të lindin, se këtu ka pasur trima dhe trimëresha dalzotës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Aliu.

Këtë projekt e mirëpritën përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj.

“Pas 22 viteve po shenjëzojmë një vend  që është pjesë e Parkut Memorial të UÇK-së në Ferizaj, falënderojmë institucionet për angazhimin që kanë bërë që ky projekt të realizohet, ne jemi krenarë që po respektohen meritat që i kemi”, tha Luan Jahiri, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj.

Në 22 vjetorin e ”Epopesë së Jezercit” u organizua edhe një maratonë, ku pjesëmarrës ishin  veteranët e luftës së UÇK-së dhe ushtarët e FSK-së.

“Ka qenë një maratonë me plot krenari, plot vullnet pasi kjo ditë është shumë e madhe për ne, me një fjalë ne jemi munduar që përmes motos, “Kujtojmë dhe Nderojmë”, t’i kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe ushtarët tanë duke vrapuar në mënyrë që ta kujtojmë kohën e tyre kur kanë vrapuar në një kohë të vështrirë, kështu ne jemi munduar që të bëjmë krenarë vetvetën, pastaj dëshmorët, familjarët e tyre, luftëtarët  dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë liri që ne e gëzojmë sot“, tha Dardan Ibrahimi, pjesëtar i FSK-së.

 Komuna e Ferizajt ka 62 dëshmorë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending