Connect with us

Ferizaj

Kurteshi s’e di kush ia shtoi 121 nënshkrime peticionit të tij

Published

on

Seanca gjyqësore për rastin ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Ferizaj Faik Grainca, që ka nisur në shkurt të vitit 2018 po shkon drejt fundit.

Në seancën e sotme ka përfunduar mbrojtjen i akuzuari tjetër Arben Kurteshi, i cili akuzohet se është pjesë e falsifikimit të dokumentit zyrtar, konkretisht peticionit të banorëve të rrugës “Astrit Bytyqi” me rastin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

Kurteshi edhe sot gjatë pyetjeve të palës së dëmtuar tha se peticionin të cilin ai e ka dorëzuar në komunë përmes së cilit ka kërkuar që rruga “Astrit Bytyqi” të shndërrohet në ndërtim të lartë, ka pasur vetëm 21 nënshkrime dhe jo 142 siç e ka prezantuar Drejtoria e Urbanizmit gjatë gjithë kohës, duke thënë se nuk  e di se si peticionit të tij iu shtuan edhe 121 nënshkrime të tjera.

“A keni njohuri se kush ua bashkëngjiti fletat e peticionit tuaj faqen 1,2,3,4,6 dhe 7?”, pyeti Imri Haliti.

” Nuk e di”, u përgjigj Kurteshi.

“Arben, nga shkresat e lëndës rezulton se vazhdimisht edhe
Policia edhe Prokuroria ju ka informuar se peticioni i juaj përmban 142 nënshkrime njëkohësisht edhe në përgjigjen zyrtare të datës 10.08.2017 të nënshkruar si i vetëm nga i akuzuari Faik Grainca rezulton se peticioni i juaj përmban 142 nënshkrime edhe atë në përgjigjen që u ka dhënë palëve të dëmtuara Orhan Ibrahimi, a mund ta shpjegoni ju se pasi jeni informuar për këtë numër të lartë të nënshkrimeve pse nuk e keni kontestuar origjinalitetin e  peticonit të juaj?”
, pyeti Imri Haliti.

“Unë edhe në Polici deklaratën që  e kam dhënë, edhe në Prokuroi edhe tash njëjtë e kam dhënë, më kanë pyetë sa nënshkrime, u kam treguar kaq, kaq,  a i kanë shtuar a jo nuk  e di, por unë deklaratën në Polici, Prokurori edhe këtu njëjtë e kam dhënë dhe e jap”, tha Kurteshi.

Kurteshit i cili është edhe bashkëpronar i parcelës në  rrugën “Astrit Bytyqi” në të cilën është duke u ndërtuar shumëkatëshja për të cilën edhe ka filluar i tërë ky proces, iu parashtruan pyetje nga i dëmtuari Bekim Haliti.

“Arben, a mundesh me tregu për lejen  ndërtimore kur  e keni marrë fillimisht, a je angazhu ti me marrë këtë leje apo dikush tjetër me siguru lejen për ndërtim të lartë  në vitin 2015?”, pyeti Bekim Haliti.

“Unë bashkë me Fatmirin se ai e ka paguar lejen edhe personat e tjerë si Ademi, Kadrushi me duket,  por kryesorja në emër tonin është leja, Fatmiri e ka pagu edhe Fahredini“, tha Kurteshi.

“Kush iu siguroj juve që keni me marrë leje, sepse ju keni  filluar me i rrënu shtëpitë para se me marrë leje?”, pyeti Haliti.

“Nuk e di, ndoshta ka marrë pëlqimin Fatmiri, nuk  e di. Unë e kam bërë kontratën edhe më asgjë s’kam pas punë“, u shpreh Kurteshi.

Meqë disa herë gjatë mbrojtjes i akuzuari Arben Kurteshi është deklaruar se Faruk Lipovica i ka ndihmuar atij që ta përpiloj peticionin, sot pala e dëmtuar kërkoi që të thirret si dëshmitar edhe një herë Faruk Lipovica, por një gjë e tillë u refuzua nga trupi gjykues.

Seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 3 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending