Connect with us

Ferizaj

Heqja e kushtëzimit për regjistrimin e veturave refuzohet nga MAPL-ja

Published

on

Vendimi i Kuvendit Komunal të Ferizajt që parashihte lirimin nga pagesa të tatimit në pronë për regjistrimin e veturave deri në fund të vitit 2020, është refuzuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë e Financa.

Burim Karameta nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, parti kjo e cila kishte kërkuar që ferizajasit të lirohen nga një kushtëzim i tillë, pati një kërkesë ndaj ekzekutivit.

“Që të jemi unik na e sjellni vendimin se si është parashtruar që të shohim a ka korrespondu me kërkesën e grupit të LDK-së”, tha Burim Karameta.

“MAPL-ja nuk e ka kthyer vendimin se nuk është dërguar si duhet, por në konfirmimin e ligjshmërisë nga ministritë e linjës potencohet se një vendim i tillë nga komuna nuk përkon me legjilsacionin në fuqi që si rrjedhojë e kësaj i bie që komuna nuk ka të drejtë të marrë vendime për heqjen e kushtëzimeve, por këtë e bënë Qeveria e Kosovës”, tha drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku.

Për këtë çështje dyshime shfaqi edhe Xhavit Zariqi, partia e së cilit bashkëqeverisë me Ferizajn.

“Është paradokse se nëse komuna nuk ka të drejtë të marrë vendim për anulim të vendimit për kushtëzim, si pati të drejtë me marrë vendim për kushtëzim, nëse atëherë ka pasur shkelje dhe ministria e ka miratuar me shkelje ose tash nuk është kërkesa në ministri për këtë vendim që është i qartë dhe i drejtë sipas asaj që është miratuar në Kuvend”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

Senaca e Kuvendit Komunal të Ferizaj është caktuar për datën 30 tetor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending