Connect with us

Ferizaj

Prokuroria nis hetimet për objektet e ndërtuara pa leje në Ferizaj

Published

on

Disa lëndë që kanë të bëjnë me ndërtime në komunën e Ferizajt janë bërë objekt i hetimeve nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, me dyshimin se janë ndërtuar shumëkatëshe pa leje ndërtimore dhe atë me dijeninë e inspektorëve të ndëtimit në këtë komunë.

E, nga hetimet që janë kryer, kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari ka urdhëruar ngritjen e kallëzimit penal ndaj zyrtarit i cili nuk e ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e objekteve pa leje.

 “Unë personalisht e kam autorizuar Njësinë e Krimeve Ekonomike për të marrë tërheqjen e dosjeve sa i përket disa objekteve, ndërtimeve që unë kam dyshuar se ka ndërtime pa leje dhe gjatë hetimeve ka rezultuar se disa objekte qysh nga viti 2012 deri në vitin 2017 janë ndërtuar pa leje kështu që kam autorizuar Krimet Ekonomike të cilët kanë tërhequr dosjet dhe në të gjitha dosjet ekziston konkluzioni për rrënimin e etazheve, kështu që pas kryerjes së këtyre hetimeve kam autorizuar që të përpilohet kallëzim penal  dhe kallëzimi penal ka ardhur javën e kaluar dhe shumë shpejt do të vendoset sa i përket kësaj çështje.  Bëhet fjalë për disa objekte të cilat janë ndërtuar pa leje, në kohën kur janë ndërtuar ato nuk kanë pasur leje dhe për to ka pasur vendim që të ekzekutohen që ka qenë dashtë automatikisht ato me u rrënu, mirëpo zyra për ekzekutimin e vendimeve për rrënim nuk e ka zbatuar atë vendim kështu që jemi detyruar që të përpilojmë kallëzim penal ndaj personit zyrtar“, deklaroi Jashari.

Jashari thekson se për objektet e ndërtuara pa leje do të jap përgjegjësi personi që është marrë me këto punë.

Praktikisht nuk ka mundësi me u ekzekutu ai vendim për shkak se me ligjin  e ri mbi ndërtimin dhe planin zhvillimor hapësinor  komuna nuk i ka rrënuar por pret legalizimin e tyre, kështu që nuk ka mundësi të rrënohet kati i tretë e në fakt ai objekt i ka edhe pesë kate të tjera që praktikisht është e pamundur, por që personi përgjegjës që nuk i ka ekzektuar këto vendime ai do të përgjigjet”, tha Jashari.

Kryeprokurori  i Prokurorisë Themelore të Ferizajt tha se nuk kanë qenë në dijeni se në komunën e Ferizajt është duke u ndërtuar pa  leje sepse, siç tha ai, nuk do ta kishin lënë kaq gjatë këtë çështje.

Gjatë ditës ne provuam të marrim një qëndrim nga ana e inspektorëve të ndërtimit dhe Drejtorisë së Urbanizimit, mirëpo askush nuk u prononcua për këtë çështje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending