Connect with us

Ferizaj

Kaosi urban pasojë e legjislacionit joadekuat, vlerëson Aliu

Published

on

Konfirmimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt për nisjen e hetimeve për objektet e ndërtuara pa leje gjatë periudhës 2012-2017 në komunën e Ferizajt, është mirëpritur nga shoqëria civile. Kenan Gashi nga rrjeti i organizatave joqeveritare ”AVONET”, thotë se organizata që ai udhëheq ka kohë që ka kërkuar të bëhen hetime lidhur me urbanizmin.

“Ne si shoqëri civile kemi ngritur shumë shpesh shqetësimet tona rreth gjendjes urbanistike të qytetit tonë, në të njëjtën kohë kemi kërkuar që të fillojnë hetimet për çdo rast që ka të bëj me ndërtimet pa leje dhe në këtë rast është për çdo lëvdatë Prokuroria Themelore e Ferizajt, sepse ka arritur që të marrë si prioritet dhe t’i marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe të shoqërisë civile që t’i trajtoj me prioritet këto lëndë dhe për këtë arsye ne kemi shprehur gatishmërinë tonë duke i sjell fakte dhe argumente prokurorisë se këtu ka shkelje, gjë që është argumentuar dhe kështu  tani jemi në situatë kur prokuroria ka filluar hetime dhe ka madje edhe aktakuza të ngritura ndaj zyrtarëve”, tha Gashi.

Në anën tjetër, drejtori i Urbanizmit në komunën e Ferizajt Lulzim Aliu, thotë se zyrtarisht s’ka qenë në dijeni për këto hetime, por thekson se për gjithçka që ka të bëj me këto procese fajtor është niveli qendror. 

“Inkurajoj prokurorinë në këtë drejtim që me i vazhdu hetimet, por duhet me pas parasysh që shkeljet që eventualisht janë bërë deri në 2017 të dihet për çfarë qëllime  janë bërë, a janë bërë lëshime, apo keqpërdorime, apo ka pasur korrupsion, a është kjo dukuri në tërë Kosovën? Mënyra më e mirë dhe e vetme është çmimi me qenë, me bë çmimin e tejkalimit të lejeve me para, shembull e bëjmë 400 euro metrën katror dhe atëherë e shohim a ndërtojnë ndërtuesit. Na e kemi obligim me përcjell  ndërtimin e secilit objekt, por nuk ka mundësi, ata çdo ditë i sjellin kërkesat me ua kontrollu projektin se si është duke u realizu, por ne nuk kemi kuadër, nuk kemi staf me kontrollu dhe këto probleme i dinë e tërë Qeveria, kështu në një anë ta pamundëson me pas staf e në anën tjetër tenton t’i quaj vepra penale, nuk ka vepër penale, për mua është gabim baza e ligjit, nëse lejet ndërtimore trajtohen si vepër penale ato trajtohen vetëm atëherë kur gjendet korrupsioni, në qoftë se dikujt i lejohet leja me korrupsion, me shantazh, me kërcënim, i merret paraja në mënyrë të paligjshme atëherë kjo duhet me u hetu“, theksoi Aliu.

Aliu e konsideron të padrejtë akuzimin e zyrtarëve për mosrrënimin e objekteve pa leje  kur vet qeveria e ka nisur procesin e legalizimit të tyre.

 “Kur ligjet që janë në proces janë të favorshme për atë që e ka  shkel ligjin është njerëzore që zyrtarët nuk munden me shku me i rrëzu shtëpitë pa leje. Këtë formë që është duke e bërë qeveria për objektet pa leje i bie që është legalizim i një gjendje kautike në vend”, deklaroi Aliu.

Ndërkaq, Kenan Gashi nga ”AVONET” mendon që Kuvendi Komunal duhet të thërras mbledhje për të disktuar rreth gjendjes urbanistike në Ferizaj.

“Ne kërkojmë nga prokuroria dhe nga krimet ekonomike që sa më parë të hetohen të gjitha ndërtimet në komunën e Ferizajt duke filluar nga procesi i aplikimit deri tek dhënia e lejeve, kështu që unë i bëj ftesë edhe anëtarëve të Kuvendit dhe kryesueses që sa më parë të thërras një seancë dhe të diskutohet gjendja urbane në Ferizaj”, theksoi Gashi.

Përveç hetimeve që kanë nisur lidhur me ndërtimet pa leje, kryeprokurori Shukri Jashari ka njoftuar se hetime janë duke u  bërë edhe për të gjeturat e auditorit për komunën e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending