Connect with us

Ferizaj

Shfuqizohet vendimi për kushtëzimin e regjistrimit të veturave

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizat shfuqizoi vendimin që kishte të bënte me heqjen e kushtëzimit për pagesën e tatimit në pronë për t’i regjistruar veturat deri në fund të vitit 2021. Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku tha se ky vendim është cilësuar në kundërshtim me ligjin nga niveli qendror.

LDK që ishte propozuese për heqjen e këtij kushtëzimi, fajësoi ekzekutivin që nuk ka bërë përpjekje që ky vendim të realizohet, sikurse  e ka realizuar komuna e Prishtinës.

“Në bazë të kërkesës  për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunës të Ministrisë së Financave është konstatuar se vendimi i komunës për këtë vendim është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe si i tillë nuk mund të zbatohet, andaj në bazë të kësaj kërkoj nga ju që ta shfuqizojmë këtë vendim”, tha Ajeti-Sadiku.

“Për shkak të kësaj situate pyeteni komunën e Prishtinës si kanë vepruar ata dhe të veprojmë edhe ne. Mos t’i maltretojmë qytetarët  me prit në rend dhe me u përhap virusi, kjo ka qenë arsyeja pse është ngrit kjo çështje, obligim i juaji mbetet me komuniku me komunën e Prishtinës se si është marrë ai vendim dhe ta marrim edhe ne”, tha Shkëlzen Selmani, LDK.

“Duhet të jeni fer dhe ta pranoni që keni inicu një iniciativë kundërligjore me qëllim të mirë me iu ndihmu qytetarëve, por përderisa udhëhiqet nga partia juaj kjo ministri është dashur të bëhet presion më shumë që të paktën të trajtohemi si Prishtina”, tha Arian Imeri nga PDK-ja.

Një propozim tjetër që u diskutua ishte dhënia në shfrytëzim e një parcele prej 35 metra për 99 vjet për KEDS-in pa asnjë kompensim.

“Ky propozim vendim ka të bëj me rishqyrtimin e  vendimit me numër 106 të marrë në seancën paraprake që ka të bëj me ndarje të parcelës me vendosjen  e trafostacionit në ”Lagjen e Re”. Ministria ka kërkuar që ky vendim mos të jetë ndarje por dhënie në shfrytëzim, po ashtu është kërkuar  të përcaktohet afati dhe është përcaktuar për 99 vjet pa kompensim”, tha drejtori i Pronës Sabri Murseli.

“Nëse lejohet të bëjmë propozim, ne si komunë të përfitojmë  nga kjo dhënie e pronës, shembull KEDS-i me i liru disa pagesa nga ndriçimi publik”, tha Fitore Lipovica nga LVV-ja.

“Nuk mundemi me kërku kompensim nga KEDS-i pasi ai nuk është i obliguar me vendos trafo ose shtylla për ndriçim të qytetarëve tanë dhe nëse ne i kushtëzojmë ata nuk vendosin trafo dhe nuk u ofrojnë shërbime për ndriçim pasi nuk e kanë obligim“, tha Zhavit Zariqi nga AAK-ja.

“Për ne si konsumatorë që e paguajmë energjinë elektrike KEDS-i e ka obligim të na ofroj shërbimet, këtë e ka për detyrë“, tha Xhevat Sallahu nga LVV-ja.

”Kur është formuar KEDS-i e kanë bërë ligjin asisoj që diplomacitë, institucionet qendrore, si dhe ndërmarrjet që furnizojnë me energji, komunat kanë të drejtë me dhënë pronë pa konkurs, këtë duhet me ditë edhe drejtori”, tha Shkelzen Selmani nga LDK-ja.

Në këtë mbledhje drejtoresha e Financave në mënyrë të përgjithshme raportoi  për raportin financiar per periudhën janar-shtator, ku përveç Xhevat Sallahut nga Vetëvendosje i cili kërkoi që në raportet financiare të përfshihen edhe paratë që janë marrë nga përmbaruesit, diskutime të tjera nuk pati.

Në seancën e sotme  Kuvendi Komunal i Ferizajt miratoi propozim vendimin për miratimin e nismës për bashkëpunim ndërkombëtar mes  qytetit të Ferizajt dhe Cedar Falls të SHBA-së, si dhe propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending