Connect with us

Ferizaj

Përkundër rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shkollat mbesin të hapura

Published

on

Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në nivel vendi, procesi mësimor nëpër shkolla është duke vazhduar.

Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve në Ferizaj, janë shprehur kundër ndërprerjes së procesimit mësimor nëpër objektet shkollore.

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve në Ferizaj, tha se nxënësit kanë humbur shumë nga mbyllja e shkollave, andaj një mbyllje e dytë thotë se do të kishte pasoja të mëdha.

“Ne si Këshill i Prindërve mendojmë që duhet të vazhdojë mësimi dhe mos të ketë ndërprerje sikur që kemi pasur në fillim të pandemisë dhe sa më shumë që vonohemi shkaktojmë humbje, megjithatë duhet me u mësu me jetu me këtë sëmundje. Ne nuk kemi në plan me i bë kërkesë DKA-së për ta ndërprerë mësimin”, tha Islami.

E, rastet me koronavirus brenda shkollave të Ferizajt po rriten dita ditës.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se vetëm gjatë kësaj fundjave pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 7 mësimdhënës dhe 7 nxënës. Edhe Llabjani thotë se nuk është në plan mbyllja e shkollave.

“Nga rezultatet e fundit që kemi marrë na kanë rezultuar 7 mësimdhënës dhe 7 nxënës pozitiv, ky është raporti i fundit që ka ardhë gjatë vikendit. Ne urojmë që mos të na shtohen rastet dhe të vazhdojmë mësimin siç jemi duke e vazhduar në shkolla, sepse mësimi është më efektiv në krahasim me atë çka e kemi përjetuar në periudhën e parë. Kemi kërkuar në vazhdimësi nga shkollat që  të shtohet kujdesi, sepse numri në përgjithësi është duke u rritur nga dita në ditë dhe kemi shpërndarje të infeksionit, por ne duhet t’i shtojmë masat dhe t’i respektojmë ato dhe të jemi në shkolla siç kemi qenë deri më tani”, theksoi Llabjani.

Derisa brenda objekteve  shkollore po respektohen masat Anti-Covid,  një gjë  e  tillë nuk po  ndodhë edhe jashtë klasave. Pothuajse në secilën shkollë shihet grumbullim i nxënësve në hyrje të objekteve shkollore. Lidhur me këtë, Llabjani thotë se janë duke i shikuar  mundësitë për të ndërmarrë veprime.

“Ky ka qenë problemi që e kemi ngritur edhe në ministri, ne po kërkojmë në vazhdimësi nga drejtorë të shkollave dhe personeli tjetër që të bëhet kujdes dhe të mbahet distanca. Ne do ta shohim mundësinë se çka duhet të bëjmë në këtë drejtim në mënyrë që ta evitojmë grumbullimin e nxënësve nëpër shkolla”, u shpreh ai.

Shumica e mësimdhënësve dhe nxënësve të cilët janë konfirmuar pozitiv me virusin COVID-19 gjatë vikendit, janë të shkollës fillore “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku klasa e gjashtë dhe e nëntë e kësaj shkolle kanë kaluar në mësimin online.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Trending