Connect with us

Ferizaj

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 të shtrirë në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në komunën e Ferizajt ka bërë që të rritet edhe numri i pacientëve të shtirë në spitalin e këtij qyteti.

Drejtori i spitalit rajonal të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se në këtë spital janë të shtrirë 42 pacientë, ndërsa si pasojë e rritjes së rasteve, ai njoftoi se sot kanë mbyllur përsëri repartin e Kirurgjisë dhë atë të Ortopedisë për të krijuar vende të lira.

 “Situata në regjionin tonë çdo ditë është duke u përkeqësuar,  për momentin kemi 42 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 2 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa vizita specialistike, apo raste të dyshuara që kanë nevojë për trajtim janë mbi 50, si pasojë e kësaj ne sot  kemi mbyllur edhe shërbimin e Kirurgjisë dhe të Ortopedisë për të krijuar vende të lira”, tha Zeqiri.

Zeqiri tha se kapacitetet e këtij spitali janë të kufizuara.

”Situata është gjithmonë në rritje të rasteve, ne jemi duke i parë disa parametra që nuk i kemi paramenduar se do të ketë një rritje kaq të madhe të rasteve pozitive. Ne vazhdimisht kemi apeluar që të respektohen masat duke aluduar në kapacitetet tona  pasi në i kemi këto kushte, këto kapacitete“, theksoi Zeqiri.

Dy ditë më parë në komunën e Ferizajt u shënua numër rekord i të infektuarve me koronavirus ku rezultuan 73 persona pozitivë,  gjatë ditës së djeshme u regjistruan 50 raste, ndërsa sot nga rezultatet e publikuara nga IKSHPK-ja bëhet e ditur se janë edhe 4 raste të reja pozitive në komunën e Ferizajt duke e çuar në 306 numrin e rasteve aktive në këtë komunë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending