Amerika e njeh vakcinën e Pfizer-it si të sigurtë

Rregullatori amerikan i ilaçeve ka aprovuar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë, Pfizer-BioNTech, për përdorim urgjent, duke hapur rrugë që vaksinimet e para të bëhen brenda ditësh.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka arritur në gati 300.000.
Drita jeshile nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) më 11 dhjetor erdhi vetëm një ditë pasi një panel këshillues i pavarur miratoi vaksinën. Në Shtetet e Bashkuara vaksina do të lejohet të përdoret tek njerëzit e moshës prej 16 deri 85 vjeç.
Kurse në vendin tonë, vaksinat e para pritet të vijnë në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Infektologu Ilir Tolaj, thotë se autoritetet e Kosovës kanë aplikuar për një kontingjent të vaksinave përmes organizatës botërore të shëndetësisë.
Sipas tij, Kosovës i duhen rreth 1 milion doza për të ndikuar pozitivisht në ndërprerjen e pandemisë.
Deri tani, vaksina e kompanisë Pfizer-BioNTech ka filluar të përdoret në Britani të Madhe dhe në Kanada.
Brenda javës pritet të aprovohet edhe vaksina e kompanisë Moderna, me prodhimin e së cilës do të plotësohet ndjeshëm kërkesa botërore për vaksinë anti covid.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.