Pak pas fillimit të numërimit të votave të Kolegjit Elektoral në Shtëpinë e Kongresit të SHBA-ve, mijëra protestues që kundërshtojnë rezulatatin zgjedhor, kaluan barrierat e sigurisë dhe depërtuan
brenda Parlamentit amerikan duke ndërprerë vazhdimin e procesit zgjedhor. Sipas mediave amerikane ky është rrezikimi më i madh i demokracisë së këtij vendi që mbahet në mend ndonjëherë.
Sipas CNN, nënkryetari Pence është evakuar nga ndërtesa e kongresit, ndërsa kryebashkiaku i kryeqytetit ka shpallur orë policore pas orës 18:00.
(Update 21:33h)
Policia metropolitane e Washington DC ka bërë të ditur se një femër është qëlluar me të shtëna gjatë protestave në Capitol Hill.