Connect with us

Ferizaj

Komuna në pritje të donatorëve për ndërtimin e objektit të Organizatës së Pensionistëve

Published

on

Janë bërë një vit që kur është rrënuar objekti i Organizatës së Pensionistëve në Ferizaj, rrënimi i të cilit ishte bërë me qëllim të ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën “Ramadan Rexhepi”, mirëpo edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 muaj një objekt për pensionistët e Ferizajt nuk ka nisur të ndërtohet, derisa komuna po vazhdon financimin e kësaj organizate ashtu siç ishte paraparë në marrëveshje.

Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, tha se parcela për këtë objekt tashmë është ndarë, mirëpo për ndërtimin e tij presin ndihmën e donatorëve.

“Komplet projekti sa i përket çështjeve pronësore ka kaluar përmes Drejtorisë së Pronës, ne përmes Kuvendit kemi bërë këmbim të pronës, nuk ua kemi marrë pronën atyre, ju e dini që rreth 20 ari parcelë është ndarë për pensionistët, është afër Cosmo-s, pritet që në atë parcelë të implementohet projekti i pensionistëve për të cilin komuna e Ferizajt veçse ka ndarë buxhetin, është një projekt 3-vjeçar, mirëpo do të shikohet mundësia përmes donatorëve që të filloj implemetimi i këtij projekti, ndërsa sa i përket parcelës i plotëson të gjitha nevojat për këtë shoqatë”, tha Murseli.

 Në konferencën për media që kishte thirrur drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit për të raportuar për punën e drejtorisë së tij gjatë  vitit 2020, u vu theksi tek sipërfaqja e tokës rreth 1.5 hektarëshe që qytetarët ia kanë falur komunës për të mundësuar zhvillimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore. Ai po ashtu njoftoi se gjatë këtij viti  ka pasur shtim të kërkesave të qytetarëve për regjistrim të pronësisë në emër të të dy bashkëshortëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending