Connect with us

Ferizaj

Mentor Haziri shpallet artist i vitit 2020

Published

on

Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve për artistin dhe vullnetarin e vitit 2020.

Mentor Haziri është shpallur artisti i vitit, ndërsa Alma Topalli është zgjedhur vullentarja e vitit 2020.

“Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm, për mua si artist ka qenë mjaft i suksesshëm pasi kam bërë tri videoklipe dhe njëra nga to fitoi çmimin si kënga më e mirë në Ulqin. Ndërsa ky çmim është më i rëndësishëm pasi unë jetoj në Ferizaj dhe për mua ka shumë vlerë“, tha Haziri.

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani, tha se komuna e Ferizajt është angazhuar që të sjell projekte në të mirë të të rinjve.

“Jemi munduar që si drejtori dhe komunë t’iu ofrojmë përkrahje të rinjve, po ashtu edhe sa i përket infrastrukturës kanë filluar disa projekte si pallati i kulturës që do të jetë një zgjidhje për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve kulturore”, tha Murati-Shabani.

Gjatë shpalljes së artistit dhe vullnetarit të vitit, Drejtoria e Kulturës shpalosi një përmbledhje të aktiviteteve kulturore të realizuara gjatë vitit 2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kapen 136 kilogramë narkotikë në rajonin e Ferizajt

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj bëri të ditur se Policia e Kosovës gjatë aksionit të koduar “Kufiri 2”, ka sekuestruar 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Një person tjetër i dyshuar për përfshirje në rast gjendet në arrati, ndërsa, ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

Rasti ka ndodhur të premten në autostradën “Arbën Xhaferi” në afërsi të fshatit Doganaj në Kaçanik.

Lidhur me këtë rast, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se gjatë operacionit një nga veturat e dyshuara ka tentuar të ikën nga Policia duke shkaktuar aksidente dhe policët janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për ta ndaluar.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara gjatë hetimeve, personat e dyshuar në këtë rast janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dyshohet se të njëjtit kishin për qëllim transportin, shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike të llojit marihuanë, nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Republikës së Kosovës, e më pas në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me destinacion përfundimtar Republikën e Turqisë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobiten dy shoferë për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Dy shoferë janë gjobitur nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke bërë gara shpejtësie mbrëmë në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Ndaj shoferëve L.V. (23 vjeç) dhe T.P. (22 vjeç), të cilët drejtonin veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320, policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 24 nëntorit 2026 , rreth orës 21:48.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë si dhe një avokat

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë si dhe një avokat nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Bashkëkryerja”.

Ata janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse gjatë aksionit janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara për një kohe, tre zyrtarët gjyqësor dhe avokati  u arrestuan nën dyshimin se kanë ushtruar ndikim në proces-afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe çështje të punësimit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar katër telefona celulare, dy shtëpiza PC si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës  dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Trending