31 persona janë lënduar në Ferizaj nga shpërthimi që ndodhi sot në restorantin ”Steak house” në këtë qytet. Nga ky numër i të lënduarve 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Jeton Zeqiri drejtor i Spitalit Rajonal në Ferizaj ka thënë për Kohën se 22 pacientë kanë marrë shërbimet e para në spital pas incidentit nga shpërthimit të bombolës.
“Tetë prej të lënduarvejanë dërguar në QKUK të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq 4 prej tyre kanë djegie të lartë dhe që janë në rrezik për jetë”, ka thënë ai.