Nëntë të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj po trajtohen në QKUK

Nëntë persona të lënduar nga shpërthimi i bombolës në një lokal në Ferizaj janë duke u trejtuar në QKUK.

Drejtori i QKUK-së, Basri Lenjani, për KosovaPress ka thënë se pacientët kanë djegie të shkallës së dytë, në fytyrë, ekstremitete të sipërme e të poshtme të trupit.

“Nëntë persona të lënduar nga shpërthimi që ka ndodhur në Ferizaj tani janë duke u trajtuar në Emergjencën e Klinikës Universitare të Kosovës. Kanë lëndime të shkallës së dytë, kanë djegie të fytyrës të ekstremiteteve të sipërme, të poshtme dhe të trupit”, tha Lenjani për KosovaPress.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

300X220