Connect with us

Botë

Kongresi Amerikan e certifikon fitoren e Joe Biden

Published

on

      Sesioni maratonik i dy dhomave të Kongresit amerikan për certifikimin e votave të kolegjit elektoral përfundoi në orën 3:37 të mëngjesit të sipas kohës lokale në Washington, duke pranuar 306 votat elektorale, me tëpër se të mjaftueshme, për të vazhduar me ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si President i 46-të i SHBA-ve dhe Kamala Harris si nënpresidente, të caktuar për 20 Janar 2021.

   Ky sesion do të mbahet mend si një sesion historik, përkundër përpjekjes së grupeve të nxitura nga Presidenti aktual Donald Trump, që gjatë ditës së djeshme ta ndërprejnë punimet e dy dhomave duke hyrë dhunshëm brenda shtëpisë së demokracisë në Capitol Hill, me ç’rast katër persona humën jetën.

  Pas sesionit special në Kongres, presidenti aktual Donald Trump u prononcua se transferi i pushtetit do të jetë paqësor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending