Connect with us

Ferizaj

7 mësimdhënës dhe 1 nxënës nuk e nisin gjysmëvjetorin e dytë për shkak të infektimit me COVID-19

Published

on

Pas 30 ditësh pushim nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot u janë rikthyer bankave shkollore. Drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se mësimi ka nisur në të gjitha shkollat e kësaj komune, duke respektuar masat kundër koronavirusit. Sipas Llabjanit edhe këtë gjysmëvjetor shkollat fillore do të punojnë sipas skenarit A, ndërsa ato të mesmet me skenarin B.

“Nga informacionet që kemi marrë nga të gjitha shkollat, që të gjitha kanë filluar procesin mirë dhe nuk kanë pas telashe. Ne paraprakisht i kemi furnizuar shkollat me mjete higjienike dhe materiale të nevojshme. Në dy-tri shkolla kemi pasur probleme me ngrohje, por që është rregulluar ai problem. Në Ferizaj shkollat kanë filluar me skenarin A, ndërsa shkollat e mesme me skenarin B, ndërkaq kemi ardhë në përfundim  se nga java e ardhshme mund ta rritim minutazhën e orës, kështu që i kemi njoftuar shkollat që ku janë mundësitë për të rritur minutazhën e orës  ta bëjnë këtë“, tha Llabjani.

Edhe në këtë fillim gjysmëvjetori, mësimdhënës e nxënës janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.

“Kemi marrë një shkresë nga instituti të premtën ku jemi njoftuar se janë 7 mësimdhënës me Covid dhe nuk mund të paraqiten në shkollë, po ashtu kemi 1 nxënës që ka rezultuar pozitiv dhe dy personel tjetër që janë konfirmuar”, tha Llabjani.

Mësimi sot ka nisur edhe në shkollën “Bilall Shala” në fshatin Kosinë. Edhe në këtë gjysmëvjetor ky institucion arsimor do të përballet me probleme të ujit të pijes, meqë sipas banorëve është i papijshëm.

“Ka problem me ujë, nuk është i pijshëm, nxënësit e kanë shumë problem, në përgjithësi në fshat nuk është uji i pijshëm dhe është shumë problem i madh“, tha Halit Reshani, banor i Kosinës.

 Në anën tjetër, drejtori i kësaj shkolle, Ejup Jetishi, thotë se uji është i pijshëm.

“Unë nuk  e di që nuk është i pijshëm, ne e konsumojmë të gjithë atë ujë, verës ka probleme, por tani jo, uji është i pijshëm, siç e di unë  ai kontrollohet nga instituti, unë personalisht e pi”, tha drejtori Ejup Jetishi.

“Sa i përket shkollës në fjalë ne nuk kemi pasur kërkesë konkrete në lidhje me ujin e pijes, por e dimë që fshati Kosinë është fshat i ulët dhe kanë probleme të gjithë banorët, por ne po besojmë se në bashkëpunim me shkollën do të bëjmë një zgjidhje për ta që mos e kenë këtë problem”, tha drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani.

Gjysmëvjetori i parë i procesit mësimor përfundoi më herët sesa ishte planifikuar për shkak të gjendjes me koronavirus në vend, ndërsa pjesa e dytë e procesit mësimor pritet të përfundoj në muajin qershor.

 Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës ende e sheh si opsion grevën e paralajmëruar për javën e ardhshme, nëse nuk paguhen shtesat prej 100 eurove për mësimdhënës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending