Connect with us

Ferizaj

Në 22 vjetorin e rënies përkujtohen Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari

Published

on

Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari u nderuan me homazhe nga qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të Ferizajt.

Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, udhëheqës të institucioneve komunale, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe bashkëluftëtarë bënë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në vendin ku prehen këta dy dëshmorë, të rënë heroikisht në Reçak të Shtimes në betejë me forcat serbe.

“Ahmet Kaçiku ka një rol të jashtëzakonshëm në zbardhjen e masakrës së Reçakut dhe jam dëshmitar i kësaj pune që me sakrificën e tij dhe të ushtarëve të tjerë kemi arritur që brenda 15 janarit ta marrim në dorë fshatin Reçak dhe t’i ruajmë gjurmët për të parë të vërtetën që më 16 janar është parë jo vetëm nga mediat ndërkombëtare, por edhe nga përfaqësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara William Walker”, tha Imri Ilazi.

“Kjo ditë na përkujton atë që sot e gëzojmë, lirinë e shenjtë, kjo ditë ngjalli edhe emocione ndërkombëtare në mbështetje të UÇK-së ku bashkërisht bëmë luftë deri në lirinë e Kosovës, kjo ditë na përkujton neve luftëtarëve që të jemi gjithmonë në rrugë të drejtë dhe të jemi gjithmonë në atë vijë të tyre”, tha Luan Jahiri. 

Ndërsa, familjarët e dëshmorëve thanë se shteti ynë ende nuk i ka arritur objektivat që kishin të rënët për liri.

“Për ne si familjarë të dëshmorëve kjo datë është shumë e madhe pasi është një datë e një komandanti që ka dhënë jetën për liri, por më e rëndë për ne është se pas 22 vjetësh objektivat nuk janë arritë, liri kemi, por një liri që nuk na kënaq, sot kriminelët udhëheqin shtetin e luftëtarët tanë gjenden në Hagë, për neve kjo është shumë e rëndë“, tha Tefik Ademi.

Me 19 janar, pas masakrës së Reçakut, Ahmet Kaçiku bie heroikisht në betejën e njohur si beteja e kufomave, në të cilën për tri ditë rresht ai së bashku me bashkëluftëtarët e tij i kishte ndalur forca serbe në tentimin e tyre për t’i fshehur gjurmët e një krimi monstruoz ndaj popullatës shqiptare të këtij fshati.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending