Connect with us

Ferizaj

LVV e Ferizajt hap zyrtarisht fushatën zgjedhore

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët e kësaj partie për deputetë nga Ferizaj, marshuan sheshit të qytetit ku vizituan edhe disa biznese që operojnë përgjatë këtij sheshi.

Liridona Gashi, sekretare organizative e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj,  tha se deri më 14 shkurt do të trokasin derë më derë për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe për t’iu treguar se sa i nevojshëm është ndryshimi për vendin.

“Sot zyrtarisht fillojmë fushatën nëpërmjet së cilës ne si Lëvizje do të shkojmë derë më derë, lagje më lagje e nëpër familje nëpërmjet kandidatëve që ne  kemi zgjedhur të na përfaqësojnë këto ditë neve, ndërsa në Kuvend për t’i përfaqësuar të gjithë qytetarët. Fushata do të jetë intensive ngase nevoja për ndryshime është e domosdoshme, referendumi i 14 shkurtit padyshim do të tregoj se sa po përkrahet Lëvizja e sa të rëndësishëm e kemi ndryshimin”, tha Gashi.

Përveç 7 kandidatëve nga Ferizaj, në listën e Vetëvendosjes për deputetë janë edhe dy kandidatë të tjerë nga ky qytet që i takojnë nismës ”Guxo” të Vjosa Osmanit.

Gashi thotë se në disa raste do të bëjnë fushatë bashkërisht me ta.

”Jemi dakorduar me ta, do të tentojmë që një numër takimesh e tubimesh t’i bëjmë të përbashkëta edhe pse ne planifikojmë që ndaras ta  bëjmë fushatën, por ku e shohim të arsyeshme që të jemi bashkërisht do të bëjmë fushatë edhe bashkë”, tha Gashi.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka filluar sot dhe do të vazhdoj deri më 12 shkurt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending