Connect with us

Ferizaj

INPO akuzon komunën për shkelje ligjore në kontratën për “shërbime mbështetëse profesionale”

Published

on

Organizata joqeveritare ”Iniciativa për Progres” ka reaguar ashpër ndaj keqmenaxhimit të parasë publike përmes instrumentit të prokurimit nga Komuna e Ferizajt dhe ka kërkuar që të mbahen përgjegjës zyrtarët komunal, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe ligjet tjera të aplikueshme në Kosovë.

Përmes një komunikate për media kjo OJQ sqaron se për çfarë bëhet fjalë.

Në vazhdim ua sjellim të plotë komunikatën e INPO-s drejtuar mediave.

”Komuna e Ferizajt më 3 dhjetor 2020 ka nënshkruar kontratë publike kornizë me titull “Kryerja e shërbimeve mbështetëse profesionale për nevojat e Komunës së Ferizajt” me numër të prokurimit 656-20-7238-2-1-1, në vlerë prej 750,000.00 euro, me operatorin ekonomik “ECO & CONTO”.

INPO ka gjetur se kjo kontratë nuk parasheh kryerjen e ndonjë shërbimi profesional për nevojat e komunës, pasi që në këtë kontratë nuk figuron asnjë lloj i shërbimit specifik që pritet të ofrohet nga i kontraktuari dhe nuk mund të gjenden objektivat apo detyrat dhe përgjegjësitë që priten të përmbushen.

Gjatë analizës së dokumentacionit të prokurimit, INPO gjen se dosja e tenderit nuk përmban termat e referencës, dhe as nuk ka të dhëna rreth  kontributit të pritur të personelit kyç, kohëzgjatjes dhe orarit të angazhimit apo edhe produkteve që duhet të dorëzohen. Në dokumentin “përshkrimi i çmimeve” të publikuar në e-prokurim, komuna ka kërkuar nga operatori ekonomik që të ofrojnë ofertë financiare për 53 pozita të ndryshme të punës, për të cilat nuk ka përcaktuar asnjë lloj kriteri mbi kualifikimet akademike dhe profesionale apo përvojën e punës.  

Tutje, në asnjë paragraf të kësaj kontrate dhe dokumenteve të tenderit nuk mund të arsyetohet apo kalkulohet vlera totale e kontratës  (750,000.00 euro për 12 muaj). Në nenin 3 të kontratës, thuhet se çmimi i paraqitur nga ofruesi i shërbimeve në vlerë prej 25,496.00 euro është çmim  për njësi, deri në përmbushjen e shumës së planifikuar buxhetore (lexo 750,000.00 euro).  Edhe pse kjo kontratë pretendohet të jetë kontratë kornizë, e njëjta nuk parasheh devijimet e lejuara nga sasitë indikative dhe nuk përmbush kërkesat ligjore për t’u konsideruar si e tillë. Në këtë kuptim as vlera totale e kontratës nuk mund të zbërthehet. 

Për më tepër, INPO ka gjetur se ish-nënkryetari i komunës së Ferizajt, i cili ka dhënë dorëheqje në qershor 2020,  është përfaqësues dhe këshilltar ligjor i kompanisë fituese “ECO & CONTO” Sh.P.K, respektivisht i njëjti do të kryejë shërbime mbështetëse profesionale për nevoja të komunës.

INPO vlerëson së angazhimi i ish-nënkrytarit të komunës në këtë tender/kontratë është në kundërshtim të plotë me Ligjin Nr.06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, respektivisht nenin 18, paragrafin 1, nën-paragrafin 1.3, i cili përcakton se:“Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë: të përfaqësojë, ndihmojë ose këshillojë ndonjë person fizik ose juridik, drejtpërdrejt ose nëpërmjet ndonjë personi të afërm ose të besuar, në një konflikt ose marrëdhënie biznesi me institucionin, për detyrën që ai ka kryer ose që është në vazhdimësi të saj për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik.”

Kësisoj, zyratarët komunal, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet të prokurimit kanë dështuar të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e veta me integritet dhe objektivizëm, dhe të sigurojnë zbatimin me besueshmëri të Ligjit për Prokurim Publik dhe ligjeve të tjera të aplikueshme në Kosovë.

INPO ngritë dyshime se qëllimi i kësaj kontrate është punësimi i së paku 53 personave në pozita të ndryshme në administratën komunale, siç janë zyrtarë financiar, zyrtarë të protokollit, inspektorë, zyrtarë personeli etj, pozita këto që janë pjesë e katalogut të vendeve të punës në kuadër të shërbimit civil në komunë dhe institucione tjera vartëse të saj, paga e të cilëve do të paguhet përmes operatorit ekonomik dhe jo direkt nga komuna. Ky veprim është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, respektivisht, pozitat e tilla në komunë kontraktohen përmes ligjit për shërbyes civil dhe atij për zyrtarë publik.  Tutje, përmes kësaj kontrate komuna pritet të punësojë edhe aktorë, gazetarë, biblioteksit, kino-operator etj.

Për më tepër, INPO ka gjetur që kompania fituese “ECO & CONTO” Sh.P.K. ka shpallur konkurs për plotësimin e 53 pozitave,  të cilat janë identike me pozitat e  kërkuara nga Komuna e Ferizajt në dosjen e tenderit. Ky konkurs ka qenë i hapur deri më 8 janar 2021, çka dëshmon se kompania fituese nuk ka pasur në dispozicion personelin e kërkuar dhe nuk ka qenë e gatshme të filloj implementimin e kontratës me kohë. Ndërkaq komuna e Ferizajt nuk ka zhvilluar asnjë lloj komunikimi me kompaninë rreth zbatimit të kontratës, impelemtimi i së cilës është dashur të filloj më 4 janar 2021.

Në lidhje me këtë aktivitet, INPO liston një varg shkeljes të Ligjit për Prokurimin Publik:

Ky aktivitet i prokurimit në Plan të prokurimit 2020, ka vlerë të parashikuar 500,000.00 euro dhe është planifikuar të iniciohet më 15.04.2020, ndërsa komuna këtë aktivitet e ka inicuar më 09.11.2020, apo shtatë muaj më vonë, dhe vlera e parashikuar është 750,000.00 euro, apo 250,000.00 euro më e lartë se planifikimi.

Deklarata e Nevojave dhe Përcaktimit të Disponueshmërisë së Fondeve nuk përmban numrin e aktivitetit të prokurimit për të cilin është zhvilluar procedura. Mungon konstatimi se si ky prokurim do të përmbush objektivat institucionale të komunës, dhe mungon numri i Urdhëresës së Zotimit dhe Pagesës. Po ashtu, kjo deklaratë nuk është e nënshkruar nga Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit, Kryetari i Komunës dhe nga Zyrtari Kryesor Financiar para dhënies së kontratës.

Komuna ka shkurtuar afatet ligjore për tenderim në kundërshtim me ligjin. Operatorëve ekonomik u janë lënë në dispozicion vetëm 15 ditë për të dorëzuar ofertat e tyre përkundër që ligji kërkon që për kontrata të vlerave të mëdha të lihen në dispozicion së paku 40 ditë. Shkurtimin e afateve komuna e ka arsyetuar me nevojën urgjente për të marrë shërbime, megjithatë deri më sot kontrata nuk ka filluar të implementohet. Në këtë tender kishin aplikuar vetëm 2 operatorë ekonomik.

Kontrata e nënshkruar në mes të komunës dhe kompanisë fituese është klasifikuar si  kontratë kornizë. Në njoftim për kontratë askund nuk figuron që komuna planifikon të lidhë kontratë kornizë, madje as nuk është përdorur formualari B28 që është adekuat për tenderët për shërbime – kornizë, mirëpo është përdorur formulari B16 – Dosja e tenderit për shërbime – procedurë e hapur.

Specifikimet teknike të detyrueshme në dosjen e tenderit nuk janë shënuar fare. Në paramasë/listën e çmimeve komuna ka kërkuar nga operatorët ekonomik që të ofrojnë ofertë financiare për punëtorë në 53 pozita të ndryshme. Komuna u ka vënë kusht që paga për punëtorët që punojnë tek operatori ekonomik fitues të jetë 320.00 euro neto. Ndërsa tek çmimet e kontraktuara vërehen paga të ndryshme dhe shumë më të larta se ajo që është kufizuar nga komuna.

Siguria e ekzekutimit të kontratës është e vlefshme deri më janar 2022, ndërkaq afati i përmbylljes së kontratës është 3 Janar 2022. Pra, siguria e ekzekutimit do të skadojë një ditë para përmbylljes së kontratës, ndërsa në bazë të ligjit sigurimi i ekzekutimit do të mbetet valid për një periudhë prej tridhjetë (30) ditë pas kompletimit të kontratës.

Në bazë të kontratës shërbimet do të duhej të fillonin më 4 janar 2021, mirëpo së paku  deri më 29 janar 2021 kjo kontratë nuk ka filluar të zbatohet.

Menaxheri i kontratës nuk ka hartuar Planin për Menaxhimin e Kontratës.

 Duke pasur parasysh të gjitha gjetjet e shkeljeve ligjore në këtë aktivitet të prokurimit, INPO  i bën thirrje të gjitha autoriteteve relevante, të cilat kanë për mandat mbikëqyrjen e shpenzimit e parasë publike, mbikëqyrjen e prokurimit dhe parandalimin e konfliktit të interesit të ndërmarrin veprime konkrete në kërkim të llogarisë për shkeljet e paraqitura dhe të angazhohen që autorët e këtyre shkeljeve të mbahen përgjegjës para ligjit.

INPO i rikujton Kryetarit të Komunës se është nën përgjegjësinë e tij kryesore garantimi i sundimit të ligjit dhe menaxhimi efikas dhe efektiv i parasë publike. Në këtë kuptim, INPO  fton kryetarin  e Komunës së Ferizajt që publikisht të njoftojë qytetarët e Ferizajt për të gjitha veprimet e ndërmarra sipas kompetencës së tij ligjore  në kërkim të llogaridhënies për shkeljet që janë bërë, si dhe për garantimin e zbatimit të ligjit në komunë”, përfundon komunikata e INPO-s.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending