Connect with us

Ferizaj

Nëna e pilotit të UÇK-së: “Na zgjidhje tjetër s’kena, përpos juve!”

Published

on

Pas vizitës se djeshme të përbashkët të kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidates për presidente të vendit, Vjosa Osmani bërë një biznesi në Ferizaj, bujë të madhe në media bëri porosia e zonjës Drita Osmani, përndryshe nënë e pilotit të ndjerë të UÇK-së Besnik Osmani nga Ferizaj. Ajo iu drejtua dy pretendetëve për postet më të larta të vendit me fjalët:

   “Tash naj prunën punën djemtë e tanë mos me mujt me punu këtu, kanë kry shkolla. Janë me shkolla, të edukuem e të arsimuem, tana i kanë. Po, na s’i kem ma djemtë n’shpi. Ç’ka me ba na?  I kemi rritë, i kemi eduku…me i pasë ngat evlad… E jo kështu.  Nëse punoni për popull, për shtet, keni me e pasë mbështetjen gjithmonë e jetë, keni me e pasë!

Nëse punoni për xhepat e juve, na ju hjekmi, sikur ata! Se këta, e kanë çue gatë, 21 vjet – shumë… janë ba milionera, miliardera. Po na s’ju lojmë qikaq gat me shkue!”

Në këto komente të nënës së pilotit të UÇK-së, kandidati për kryeministër, Albin Kurti duartrokiti me një pasion të rrallë, ndërsa presidentja në detyrë iu përgjigj ”Jo, mos na lini asnjë ditë!”.

Në fund, zonja Drita Osmani iu drejtua dy kandidatëve me fjalët:

“Na zgjidhje tjetër s’kena, përpos juve!”

Drita Osmani: Na zgjidhje tjetër s’kena, përpos juve (klip i autorizuar për përdorim nga KTV)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending