Connect with us

Ferizaj

Kandidatët nga Ferizaj që kanë gjasë të bëhen deputetë

Published

on

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj Hekuran Murati, sipas të gjitha gjasave do të jetë kandidati më i votuar në komunën e Ferizajt në këto zgjedhje.

Kur ende nuk janë numëruar votat nga diaspora dhe ato me kusht, Murati vetëm në komunën  e Ferizajt ka marrë mbi 20 mijë vota.

Përpos Muratit, numër të madh të votave kanë grumbulluar edhe 7 kolegët e tij nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, thonë përfaqësues të këtij subjekti politik.

“Kemi dyfishim të votave në Ferizaj, mbi 31 mijë vota janë të numëruara duke mos përfshirë këtu edhe votat me kusht dhe të mërgatës. 9 kandidatë që kanë qenë brenda listës së Vetëvendosjes me origjinë nga Ferizaj të njëjtit do të jenë deputetë meqenëse secili prej tyre ka pasur më tepër se 4 mijë vota”, tha Liridona Gashi, sekretare e LVV-së në Ferizaj.

Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, thonë se ka mundësi që në ulësen e deputetit të ulen tre kandidatë nga kjo degë.

“Nga dega jonë janë 9 kandidatë dhe presim që në parlamentin e ardhshëm të jenë 2 ose 3 kandidatë, po presim gjithsesi Ilmi Reçica që ka mbi 6 mijë vota, por presim që të shkojnë edhe Adelina Grainca dhe Kristina Gashi-Bytyçi. Ky rezultat nuk është i kënaqshëm, por ky është rezultati zgjedhor”, tha Arian Imeri nga dega e PDK-së në Ferizaj.

Balton Dërguti nga  Lista Vjosa thotë se numër të madh të votave kanë marrë edhe Burim Karameta e Ekrem Mustafa.

Duke pasur parasysh që lista Vjosa ka qenë e themeluar një muaj para datës së zgjedhjeve ne në këtë periudhë kemi arritur të tregojmë një rezultat shumë të mirë, pasi kandidatët tanë sillen mbi 7 mijë vota dhe janë me gjasë për të hyrë në Parlamentin e Kosovës. Kandidatët tanë vetëm në Ferizaj kanë marrë mbi 4 mijë vota”, tha Balton Dërguti nga Lista Vjosa.

Ndër kandidatet femra që është votuar mjaft shumë në Ferizaj është edhe Kristina Gashi-Bytyçi nga lista e PDK-së.

“Falënderoj qytetarët e Ferizajt për edukatën e qetësinë e treguar gjatë zgjedhjeve sepse kemi qenë një shembull i mirë dhe dua ta uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve duke uruar që së shpejti të formojnë institucionet. Sa i përket mbështetjes së qytetarëve si kandidate falënderoj edhe subjektin, por edhe qytetarët që më kanë dhënë mbështetjen, nuk jam e zhgënjyer, kam pasur mbështetje mjaft të mirë, kam pasur mbi 30% të votave të subjektit të PDK-së në Ferizaj. Deri më tani pa numërimin e votave me kusht dhe të diasporës kam arritur t’i kem 3 mijë e 557 vota, por patjetër që pres mbështetje edhe nga komunat e tjera”, tha Gashi-Bytyçi.

Më të votuarit nga LDK-ja e Ferizajt janë Muharrem Svarqa dhe Saranda Musliu, edhe pse me votat e grumbulluara aktualisht nuk mund t’i sigurojnë ulëset në Kuvend. Nga votat e numëruara deri më tani Muharrem Svarqa ka marrë 2 mijë e 400 vota, ndërsa Saranda Musliu 2000 vota.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending