Vdes 20 vjeçarja e lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj

20 vjeçarja Fatime Haxhidema nga Ferizaj, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në restorantin ”Steak House”. Ajo ishte duke u trajtuar në Turqi që nga 7 janari.

Ngushëllime familjes u ka shprehur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

”Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar. Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, ka shkruar Aliu.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

300X220