Connect with us

Ferizaj

Ambasadori amerikan Philip Kosnett uron kryeministrin Albin Kurti

Published

on

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në  Kosovë, Philip S. Kosnett, ka uruar Albin Kurtin dhe qeverinë e re të Kosovës me rastin e marrjes së detyrës si kryeministër.  Ky është teksti i urimit të tij:

“Urime kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe qeverisë së re. E mirëpresim punën e përbashkët në ndërtimin e një të ardhmeje në paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe më urgjente, në fitoren kundër COVID-19.”

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës në seancën e djeshme të parlamentit , ku kabineti i tij u votua për një mandat qeverisës 4 vjeçar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizaj: Konfiskohen rreth 780 gram drogë dhe arrestohen dy të dyshuar për manipulim të provave

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Manipulim i provave” që ka të bëjë me rastin e një dite më parë (22.04.2026), kur ishte arrestuar një i dyshuar, pasi në veturën e tij u gjetën tri qese me narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 15.57 gram.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin paraprak “njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma, rreth orës 21:00, në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Trending