Connect with us

Ferizaj

Bëhet thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm

Published

on

Nxënës të shkollave fillore të Ferizajt vizituan Fabrikën e Ujit në Pleshinë me rastin e Ditës Botërore të Ujit, për të mësuar më shumë rreth kësaj fabrike që furnizon Ferizajn me ujë të pijshëm, si dhe për t’u njoftuar për  rëndësinë e ujit dhe shfrytëzimin e arsyeshëm të tij.  

“M’u duk shumë mirë këtu, nuk kam pas paramendime për këtu, uji është shumë i shëndetshëm, unë mendoj se është më i shëndetshëm se çdo lëngë tjetër”, tha nxënësja Riga Bytyqi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kompanisë “Bifurkacioni” në Ferizaj, Nazif Asllani, bëri thirrje tek qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin.

“Llogoja  e sivjetme është ”Ta çmojmë ujin”, pasi për çdo vit jemi dëshmitarë që sasia e ujit të pijes për çdo vit vie duke u zvogëluar, kështu që mesazhi i krejt kësaj është ta ruajmë ujin dhe ta përdorim sa më racional, të kujdesemi për natyrën e resurset ujore dhe qëllimi i krejt kësaj është që të bëhet një kujdes sa më i madh i ujit”, tha Asllani.

Asllani garanton qytetarët se uji që del nga kjo fabrikë është i cilësisë së lartë.

“Unë me përgjegjësinë më të madhe mund të them që uji që del nga fabrika është i kualitetit më të lartë dhe i cilësisë më të lartë, këtë e konfirmon edhe Instituti i Shëndetit Publik që merr mostra çdo ditë dhe uji rezulton që është i nivelit kualitativ, do të thotë garantoj që uji është i cilësisë shumë të mirë”, tha Asllani.

Dita  Botërore e Ujit është shënuar me 22.03.1993. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit të pijes.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending