Connect with us

Ferizaj

Bizneset e dëmtuara nga masat e reja kërkojnë mbështetje nga Qeveria

Published

on

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, të cilat ndër të tjera obligojnë gastronominë të punojë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrje e porosive pa u larguar nga makinat, po kosiderohen të njëanshme nga përfaqësues të gastronomëve në Ferizaj.

Përfaqësuesi i gastronomëve të Ferizajt Agon Zhinipotoku, thotë se këto masa që kanë hyrë në fuqi sot e të cilat do të vazhdojnë deri më 18 prill, do të respektohen nga gastronomët përkundër që nuk kanë marrë mbështetje nga Qeveria për t’i tejkaluar humbjet.

“Kërkesat tona janë që të marrim pagat e punëtorëve për këtë pjesë sa pauzojmë dhe të na heqen qiratë, të shtyhet tatimi për tre muaj ose gjashtë muaj që kemi detyrim të paguajmë. Ka shumë lokale në Ferizaj që kanë një numër të lartë të punëtorëve, shto këtu edhe qiranë e lartë në zonat e frekuentuara. Ka qenë premtim i Qeverisë që kjo do të jetë mbyllja e fundit. Kemi pranuar këtë vendim në mënyrë që të bie numri i rasteve me COVID dhe kemi zotim nga Qeveria që më datë 18 do të hapemi të punojmë me distancë dhe verës të punojnë terrasat”, u shprehAgon Zhinipotoku, përfaqësues i gastronomëve në Ferizaj

E, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës Nexhat Hasani, konsideron se për shkak të situatës kritike me pandeminë COVID-19 këto masa janë të nevojshme, mirëpo jo deri në këtë pikë.

“Janë masa të rrepta. Qeveria është dashtë me i leju deri në 30-50 ose 70 për qind gastronominë që të kenë aktivitete e jo me i penalizu në këtë formë. 1 vit tanimë nga pandemia akoma nuk janë subvencionu kompanitë të cilat janë penalizu. Nëse për 12 muaj janë paguar punëtorët e këtij sektori vetëm për dy muaj, mendoj se është në ndërgjegjien e qeveritarëve dhe vendimmarrësve që t’i kompenzojnë ato kompani të cilat janë penalizu”, tha Nexhat Hasani, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës.

Kurse, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga Qeveria që të shtohet stafi inspektues në mënyrë që të zbatohen masat e ndërmarra.

“Kryetarët në përgjithësi nuk i kanë përshëndetur masat e reja, por kanë kërkuar staf shtesë inspektues nga niveli qendror, sepse komunat kanë mungesë të jashtëzakonshme të inspektorëve komunal. Inspektorëve të tanishëm që janë në numër të kufizuar u është hequr edhe shtesa e rrezikshmërisë, ne kërkojmë që kjo shtesë t’iu kthehet inspektorëve sepse tërë kohën janë të angazhuar në zbatimin e masave, por edhe detyrave tjera”, theksoi ai.

Gjatë ditës, Televizioni Tema ka tentuar që rreth kësaj çështje të bisedojë edhe me ministrin e Financave Hekuran Muratin, por edhe me disa deputetë ferizajas nga pozita e opozita, por asnjëri nga ta nuk u shpreh i gatshëm të prononcohet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending