Connect with us

Ferizaj

Bizneset e dëmtuara nga masat e reja kërkojnë mbështetje nga Qeveria

Published

on

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, të cilat ndër të tjera obligojnë gastronominë të punojë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrje e porosive pa u larguar nga makinat, po kosiderohen të njëanshme nga përfaqësues të gastronomëve në Ferizaj.

Përfaqësuesi i gastronomëve të Ferizajt Agon Zhinipotoku, thotë se këto masa që kanë hyrë në fuqi sot e të cilat do të vazhdojnë deri më 18 prill, do të respektohen nga gastronomët përkundër që nuk kanë marrë mbështetje nga Qeveria për t’i tejkaluar humbjet.

Kërkesat tona janë që të marrim pagat e punëtorëve për këtë pjesë sa pauzojmë dhe të na heqen qiratë, të shtyhet tatimi për tre muaj ose gjashtë muaj që kemi detyrim të paguajmë. Ka shumë lokale në Ferizaj që kanë një numër të lartë të punëtorëve, shto këtu edhe qiranë e lartë në zonat e frekuentuara. Ka qenë premtim i Qeverisë që kjo do të jetë mbyllja e fundit. Kemi pranuar këtë vendim në mënyrë që të bie numri i rasteve me COVID dhe kemi zotim nga Qeveria që më datë 18 do të hapemi të punojmë me distancë dhe verës të punojnë terrasat”, u shprehAgon Zhinipotoku, përfaqësues i gastronomëve në Ferizaj

E, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës Nexhat Hasani, konsideron se për shkak të situatës kritike me pandeminë COVID-19 këto masa janë të nevojshme, mirëpo jo deri në këtë pikë.

Janë masa të rrepta. Qeveria është dashtë me i leju deri në 30-50 ose 70 për qind gastronominë që të kenë aktivitete e jo me i penalizu në këtë formë. 1 vit tanimë nga pandemia akoma nuk janë subvencionu kompanitë të cilat janë penalizu. Nëse për 12 muaj janë paguar punëtorët e këtij sektori vetëm për dy muaj, mendoj se është në ndërgjegjien e qeveritarëve dhe vendimmarrësve që t’i kompenzojnë ato kompani të cilat janë penalizu”, tha Nexhat Hasani, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës.

Kurse, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga Qeveria që të shtohet stafi inspektues në mënyrë që të zbatohen masat e ndërmarra.

“Kryetarët në përgjithësi nuk i kanë përshëndetur masat e reja, por kanë kërkuar staf shtesë inspektues nga niveli qendror, sepse komunat kanë mungesë të jashtëzakonshme të inspektorëve komunal. Inspektorëve të tanishëm që janë në numër të kufizuar u është hequr edhe shtesa e rrezikshmërisë, ne kërkojmë që kjo shtesë t’iu kthehet inspektorëve sepse tërë kohën janë të angazhuar në zbatimin e masave, por edhe detyrave tjera”, theksoi ai.

Gjatë ditës, Televizioni Tema ka tentuar që rreth kësaj çështje të bisedojë edhe me ministrin e Financave Hekuran Muratin, por edhe me disa deputetë ferizajas nga pozita e opozita, por asnjëri nga ta nuk u shpreh i gatshëm të prononcohet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending